TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT BLLOKOI 328.7 KG DJATHË DHIE NGA BAXHOJA “BONUM”; PO E USHQEJNË POPULLIN ME MBETURINA EDHE PSE POPULLI E PAGUAN 1 KILE DJATHË SA FRËNGU PULËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi:
1- Treqind e njëzet e tetë pikë shtatë (328.7) kilogramë djathë dhie nga baxhoja “Bonum”, në Tiranë.
Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore në subjektin e biznesit, “Bonom”.
Kontrollet e ushtruara në subjektin “Bonom” me veprimtari “Përpunim qumështi-Baxho”, vlerësuan se produktet ishin vendosur në kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme.
Gjithashtu në ambient u konstatua prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientin e përpunimit.
Inspektorët morën masa të menjëhershme duke bllokuar një sasi prej 328.7 kg djathë i bardhë dhie që ishte gjendje në keto ambiente.
Ndaj subjektit u mor masë administrative 300000 leke për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme e të veçanta të higjienës së ushqimeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments