TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: BELINDA BALLUKU DO TË VAZHDOJË TË JETË DREJTUESE POLITIKE E QARKUT TË FIERIT; NUK KA KRYER KORRUPSION; NUK KA VJEDHUR; JEMI KUNDËR ARRESTIMIT TË SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 12 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | “Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e qarkut të Fierit”.
Kështu tha Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë - drejtues i së cilës është ai vetë.
Shumica politike nën drejtimin e tij deklaroi qëndrimin kundër arrestimit të deputetes Balluku; duke pretenduar se akuza penale e ngritur ndaj saj nuk është për korrupsion apo për vjedhje, por vetëm për dyshimin e shkeljes së barazisë në tendera publikë, mbështetur në disa mesazhe të gjetura vite më vonë në telefonin e një ish-zyrtari publik.
Kryeministri Rama kritikoi vendimin për pezullimin e saj nga funksioni, duke e cilësuar atë një masë proceduriale penale absurde.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments