top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


MBRETËRIA E DANIMARKËS | DERRAT JANË NJË NGA ÇËSHTJET QENDRORE DHE MË PËRÇARËSE NË DEBATIN ZGJEDHOR.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “ Ekonomia, mirëqenia, presioni tatimor dhe klima ”. Këto ishin çështjet që polarizuan fushatën intensive zgjedhore në Mbretërinë e Danimarkës, pas njoftimit të kryeministres socialdemokrate Mette Fredriksen se do të thërriste zgjedhje të parakohshme. Derrat kanë qenë në qendër të debatit për më shumë se një muaj. Fati i 28 milionë derrave të prodhuar çdo vit është bërë papritur qendra e gravitetit të fushatës zgjedhore, me vendin të ndarë
Agjencia Telegrafike Vox


HUNGARI | MINISTRI I JASHTËM PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): KAM MBAJTUR KONTAKTE ME RUSINË GJATË TAKIMEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN.
Budapest, Hungari | Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó) pranoi se mbante kontakte të rregullta me Moskën edhe gjatë takimeve të Bashkimit Evropian. Enti mediatik amerikan “ Washington Post ” raportoi për qëndrimet e tij. Duke folur në një aktivitet zgjedhor në Kesztheli (Keszthely) Ministri Siarto (Szijjarto) mbrojti qëndrimin e tij. “ Vendimet e Bashkimit Evropian mbi energjinë, industrinë dhe sigurinë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SITUATA BOTËRORE E FURNIZIMIT ME ENERGJI ËSHTË KRITIKE; TË RIPAHET NGUSHTICA E HORMUZIT; LYPET ZGJIDHJE PËR T'I DHËNË FUND KONFLIKTIT.
Kanberrë, Australi | “ Jam jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme. Irani duhet të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe fqinjëve të tij, si dhe çdo përpjekje për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit ”. Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) në Kanberrë. “ Mbyllja e Hormuzit nga Irani është e papranues
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA): SHBA-ës E FILLUAN LUFTËN NË IRAN DUKE NA INJORUAR; LUFTA PO NA SHKUND XHEPAT.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Nuk mund ta injorojmë faktin se, për herë të parë, ShBA-të kanë nisur një luftë në Lindjen e Mesme, në lagjen tonë, pa u dhënë asnjë informacion paraprak aleatëve të tyre evropianë apo NATO-s. Dhe, në fakt, ata po e ndjekin këtë veprim pavarësisht pasojave në ekonominë globale, ekonominë evropiane dhe sigurinë tonë ”. Kështu tha Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa), në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare SciencesPo. “ Ne po
Agjencia Telegrafike Vox


UKRAINË | SULME RUSE NË NJË RROKAQIELL NË DNIEPËR; 100 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “ Sulmet ajrore ruse goditën një rrokaqiell në Dnieper, duke shkaktuar zjarre dhe të lënduar ”. Kështu tha kreu i rajonit të Dnipropetrovsk-ut, Oleksandr Ganzhia (Ganzhya) - siç raportohet nga enti mediatik vendor “ RBC ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | MINISTRIA E MBROJTJES PO SHQYRTON DËRGIMIN E NJË ANIJEJE PËR TË PASTRUAR NGUSHTICËN E HORMUZIT NGA MINAT.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e një anijeje në Ngushticën e Hormuzit për t'iu kundërvënë kërcënimit të minave detare nga Irani ”. Kështu i thanë zyrtarët britanikë të mbrojtjes entit mediatik “Times” - duke shtuar se plani përfshin përdorimin e një anijeje të Marinës Mbretërore ose një anijeje tregtare të çarteruar për të transportuar dronë të projektuar për të kërkuar dhe shkatërruar bomba. Operacioni do të ishte pjesë e një misio
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | AMBASADORI I IRANIT U THIRR NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME KU IU DORËZUA NJË NOTË PROTESTE E LIDHUR ME VEPRIMTARI SPIUNAZHI DHE DESTABILIZIMI.
Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar Ivet Kupër (Yvette Cooper). Londër, Mbretëria e Bashkuar | Qeveria e Kryeministrit Keër Starmër (Keir Starmer) thirri ambasadorin e Iranit në Ministrinë e Jashtme për të paraqitur një note proteste zyrtare kundër veprimtarive destabilizuese dhe spiunazhit që i atribuohen Teheranit në Mbretërinë e Bashkuar. Thirrja vjen pas arrestimit të kohëve të fundit të një qytetari iranian të akuzuar për
Agjencia Telegrafike Vox


BOSNJE HERCEGOVINË | NË SARAJEVË PO MBAHET KONFERENCA E NATO-s MBI PARTNERITETIN STRATEGJIK USHTARAK ME PJESËMARRJEN E PËRFAQËSUESVE NGA 50 VENDE.
Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Bosnja dhe Hercegovina po pret një Konferencë të madhe të NATO-s mbi Partneritetin Strategjik Ushtarak (MSPC 26), e cila, këtë vit mblodhi së bashku mbi 380 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende. Takimi i Sarajevës organizohet nga Drejtoria për Partneritet e NATO-s në Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropën (SHAPE PD), në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të BiH dhe Selinë Qendrore të NATO-s në Sarajevë. Tema specifike e këtij viti ësh
Agjencia Telegrafike Vox


KOMISIONI EVROPIAN: BUDAPESTI DUHET TË SQAROJË KONTAKTET ME MOSKËN.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “ Raportet, sipas të cilave, Ministri i Jashtëm hungarez i zbuloi homologut të tij rus diskutimet me dyer të mbyllura në nivel ministror në Këshillin Evropian, janë shkak për shqetësim të madh ”. Kështu tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian gjatë konferencës së përditshme për shtyp - pas raportimeve për spiunazh të dyshuar nga Budapesti në Moskë. “ Marrëdhënia e besimit midis shteteve anëtare dhe midis tyre dhe institucioneve është thelbësor
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR | DEMONSTRATË NË LONDËR ME PARRULLËN “NDALOJENI LUFTËN NË IRAN”.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Qindra protestues dolën sot në rrugët e Londrës qendrore për të kërkuar përfundimin e luftës në Iran ”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “ Sky News ” - duke theksuar se në demonstratën e organizuar nga koalicioni “ Ndalo Luftën ”, veprimtarët mbanin pankarta ku shkruhej: 1- “ Ndalo luftërat e Trampit (Trump ”. 2- “ I thuaj Starmërit (Starmer) ndalo armatosjen e Izraelit ”. 3- “ Mjaft me hipokrizinë bërthamore ”. 4- “ Ndalo bombardimin e Ir
Agjencia Telegrafike Vox


ÇEKI | DEMONSTRATË KUNDËR QEVERISË SË KRYEMINISTRIT ANDREJ BABIS; MBI 200 MIJË VETA MORËN PJESË NË TUBIMIN PRO-DEMOKRACISË.
Pragë, Çeki | Një demonstratë antiqeveritare e thirrur nga iniciativa “ Një milion momente për demokracinë ” u zhvillua sot në Pragë. Sipas z. Mikulas Minar, udhëheqësit të iniciativës, eventi synon të tërheqë vëmendjen ndaj rreziqeve të erozionit të demokracisë, oligarkisë së shoqërisë dhe masave të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Andrej Babis. Nën sloganin “ Le të mos e lejojmë të na vidhet e ardhmja ”, organizatorët dhe përfaqësuesit e kulturës dhe shkencës paralajmë
Agjencia Telegrafike Vox


MBRETËRIA E BASHKUAR: NUMRI I VENDEVE TË GATSHME TË ANGAZHOHEN PËR NGUSHTICËN E HORMUZIT PAS ARMËPUSHIMIT SHKOI NË 22.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “ Numri i vendeve të gatshme të angazhohen për Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit shkoi në 22 ”. Kjo është ajo që kumtohet nga faqja e internetit e Dauning Stritit (Downing Street), e cila, thotë se, pas deklaratës së ditëve të fundit, 16 vende të tjera i janë bashkuar deklaratës së përbashkët nga udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Japonisë. “ Pas botimit, Kanadaja, Republika e Koresë së Jugut, Z
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


