PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): SITUATA BOTËRORE E FURNIZIMIT ME ENERGJI ËSHTË KRITIKE; TË RIPAHET NGUSHTICA E HORMUZIT; LYPET ZGJIDHJE PËR T'I DHËNË FUND KONFLIKTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 24
- 1 min read

Kanberrë, Australi | “Jam jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme.
Irani duhet të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe fqinjëve të tij, si dhe çdo përpjekje për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) në Kanberrë.
“Mbyllja e Hormuzit nga Irani është e papranueshme; siguria e lundrimit është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, tha Presidentja von der Leyen - duke e quajtur situatën botërore në lidhje me furnizimet me energji kritike dhe duke theksuar nevojën për një zgjidhje të negociuar që i jep fund konfliktit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments