top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOSNJE HERCEGOVINË | NË SARAJEVË PO MBAHET KONFERENCA E NATO-s MBI PARTNERITETIN STRATEGJIK USHTARAK ME PJESËMARRJEN E PËRFAQËSUESVE NGA 50 VENDE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Bosnja dhe Hercegovina po pret një Konferencë të madhe të NATO-s mbi Partneritetin Strategjik Ushtarak (MSPC 26), e cila, këtë vit mblodhi së bashku mbi 380 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende.


Takimi i Sarajevës organizohet nga Drejtoria për Partneritet e NATO-s në Komandën Supreme të Forcave Aleate për Evropën (SHAPE PD), në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të BiH dhe Selinë Qendrore të NATO-s në Sarajevë.


Tema specifike e këtij viti është forcimi i qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve të ndryshme të sigurisë që aktualisht po shfaqen në botë.


Në fjalën e tyre hapëse, Shefi i Shtabit të SHAPE, Gjenerali gjerman Markus Laubenthal, dhe Kundëradmirali turk Jusuf Karagull (Yusuf Karagülle), theksuan se pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të thellohen në temat kryesore, duke përfshirë trendet e sigurisë ndërkombëtare, qasjet strategjike ushtarake ndaj qëndrueshmërisë përmes përgatitjes civile dhe zhvillimin e aftësive mbrojtëse.


Shefi i Shtabit të Komandantit Suprem të Forcave Aleate për Evropën, Gjenerali Markus Laubenthal, theksoi në deklaratën e tij për median se Bosnja dhe Hercegovina është një shembull i vërtetë i vlerës së bashkëpunimit.


Bashkëpunimi ynë shtrihet nga dialogu politik i nivelit të lartë deri te bashkëpunimi ushtarak në të gjithë sektorët, duke mbështetur zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e ndërveprimit midis Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe NATO-s”, tha Laubenthal.


Konferenca e Sarajevës do të zgjasë tre ditë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page