HUNGARI | MINISTRI I JASHTËM PITER SIARTO (PÉTER SZIJJÁRTÓ): KAM MBAJTUR KONTAKTE ME RUSINË GJATË TAKIMEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Budapest, Hungari | Ministri i Jashtëm hungarez Piter Siarto (Péter Szijjártó) pranoi se mbante kontakte të rregullta me Moskën edhe gjatë takimeve të Bashkimit Evropian.
Enti mediatik amerikan “Washington Post” raportoi për qëndrimet e tij.
Duke folur në një aktivitet zgjedhor në Kesztheli (Keszthely) Ministri Siarto (Szijjarto) mbrojti qëndrimin e tij.
“Vendimet e Bashkimit Evropian mbi energjinë, industrinë dhe sigurinë, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me partnerët e jashtëm, përfshirë Rusinë”, tha ai.
“Po, këto çështje duhet të diskutohen me partnerët tanë jashtë Bashkimit Evropian.
Unë po flas jo vetëm me Ministrin e Jashtëm rus, por edhe me partnerët amerikanë, turq, izraelitë dhe serbë, para dhe pas takimeve të Këshillit”, tha ai - duke shënuar një ndryshim qëndrimi nga ditët e mëparshme, kur ai i kishte hedhur poshtë akuzat si lajme të rreme.
Ministri Siarto (Szijjarto) më pas përdori mediat sociale virtuale për të hedhur poshtë akuzat për shkelje të protokolleve të sigurisë së Bashkimit Evropian gjatë mbledhjeve të Këshillit të Punëve të Jashtme.
“Sekretet nuk diskutohen në nivel ministror”, tha ai - duke shtuar se të gjithë ministrat sjellin telefonat e tyre në sallën e mbledhjeve, përveç meje, dhe e quajti idenë e rregullave të rrepta çmenduri të pastër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments