PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA AGRESORE KA KALUAR NJË VIJË TJETËR NË RUMANI; PO PËRGATISIM SANKSIONE TË REJA KUNDËR RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Lufta e agresionit e Rusisë ka kaluar një vijë tjetër.
Një sulm me dron rus ka goditur një zonë të dendur me popullsi në Rumani, duke plagosur civilë.
Në tokën e Bashkimit Evropian. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Rumaninë dhe popullin e saj”.
Kështu shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin social virtual Iks (X).
“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetin tonë parandalues, veçanërisht në kufirin tonë lindor, ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim një paketë të 21-të sanksionesh”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments