top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMISIONI EVROPIAN SHQIPTOI GJOBË 200 MILIONË € NDAJ SHOQËRISË TREGTARE KINEZE TEMU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian shqiptoi masë administrative me gjobë ndaj shoqërisë tregtare Temu me vlerë 200 milionë € sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) për dështimin në identifikimin, analizimin dhe vlerësimin me kujdes të rreziqeve sistemike të paraqitura nga ofrimi i produkteve të paligjshme në platformën e saj për konsumatorët në Bashkimin Evropian.


Provat në dispozicion, tregojnë se konsumatorët kanë shumë të ngjarë të hasin artikuj të paligjshëm në Temu”, u tha në një deklaratë zyrtare.


Temu-ja ka afat deri më 28 gusht 2026 për të paraqitur një plan me masa për të adresuar shkeljen e pretenduar të detyrimeve.


Vlerësimi i rrezikut i Temu-t për vitin 2024, shpjegon Komisioni, nuk i përmbush standardet e përcaktuara nga DSA, pasi bazohet në informacion të përgjithshëm mbi rreziqet që lidhen me sektorin e tregtisë elektronike në tërësi, dhe jo në prova specifike në lidhje me shërbimin e Temu-t.

Berlemoni (Berlaymont) e konsideron gjigantin kinez se e ka nënvlerësuar seriozisht frekuencën me të cilën konsumatorët e BE-së mund të hasin artikuj të paligjshëm.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page