top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
HUNGARI | KRYEMINISTRI PITËR MAGIAR (PÉTER MAGYAR) PROPOZOI LEGJENDËN E SHAHUT JUDIT POLGAR SI PRESIDENTE.
Budapest, Hungari | “Kryeministri Pitër Magiar (Péter Magyar) propozoi legjendën e shahut Judit Polgar si kreun e ardhshëm të shtetit, duke besuar se vendi ka nevojë për një president për të cilin çdo hungarez mund të jetë krenar”. Kështu raportuan entet mediatike ndërkombëtare. Ai njoftoi në Facebook se do të takohet me shahisten sot, të hënën, më 20 korrik, për ta pyetur nëse është e gatshme të mbajë këtë pozicion deri në miratimin e një kushtetute të re hungareze. Pala e i
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DY ANIJE CISTERNASH NAFTE HIJE TË FLOTËS RUSE DHE KATËR ANIJE TREGTARE U GODITËN NË DETIN E ZI.
Kiev, Ukrainë | “Sanksionet tona afatgjata kanë prodhuar rezultate kundër infrastrukturës logjistike dhe një depoje nafte. Falë operatorëve të Forcave për Sistemet e Pilotuara nga Distanca, shërbimeve tona të inteligjencës, Forcave të Raketave dhe Artilerisë, si dhe Forcave të Operacioneve Speciale. Objektivat ndodheshin më shumë se 400 kilometra larg kufirit tonë. Dy anije cisternash nafte të flotës në hije dhe katër anije tregtare u goditën gjithashtu në Detin e Zi”. Kështu
Agjencia Telegrafike Vox
ITALI | MINISTRI I JASHTËM ITALIAN ANTONIO TAJANI: RUSIA DËBOI ATASHEUN TONË USHTARAK DHE BASHKËPUNËTORIN E TIJ.
Romë, Itali | “Federata Ruse ka dëbuar, pa arsye, atasheun ushtarak italian në Moskë dhe një nga bashkëpunëtorët e tij. Ky është një akt i hapur hakmarrjeje për dëbimin nga Italia të dy atasheve ushtarakë rusë, të cilët u kapën në flagrancë ndërsa kryenin aktivitete spiunazhi në dëm të sigurisë sonë kombëtare”. Kështu shkroi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | UDHËHEQËSI I RI I PARTISË SË PUNËS (LABURISTE) BRITANIKE ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) U BË KRYEMINISTËR; PREMTOI NDRYSHIME RRËNJËSORE.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Britania duhet t'i tregojë botës se mund të rifitojë stabilitetin e saj kjo është sfida me të cilën përballemi”. Kështu tha udhëheqësi i ri i Partisë së Punës (Laburiste) Britanike, Endi Bërnem (Andy Burnham), në fjalimin e tij të parë jashtë Dauning Stritit (Downing Street) para një turme brohoritëse me anëtarë të familjes, aleatë, zyrtarë dhe përfaqësues të partisë. “Ne duhet të bëjmë më mirë sesa kemi bërë në vitet e fundit, dhe do ta bëjmë”
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER) DHA ZYRTARISHT DORËHEQJEN.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ndërrimi i rojes në Dauning Strit (Downing Street) është punë e kryer; kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) dha zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër ndaj Mbretit Karl (Charles) III (i cili e pranoi dorëheqjen e tij) në Pallatin Bakingem, ku udhëheqës i ri i Partisë së Punës (Laburiste) Endi Bërnem (Andy Burnham), u thirr për të marrë mandatin për të formuar një qeveri të re. Ceremonia, e njohur tradicionalisht si puthja e dorës së sovranit,
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | 20 TË VDEKUR DHE TË PAKTËN 142 TË PLAGOSUR NGA SULMET RUSE NË 24 ORËT E FUNDIT.
Kiev, Ukrainë | “Sulmet ajrore ruse kanë vrarë 20 persona dhe kanë plagosur të paktën 142 të tjerë në të gjithë Ukrainën në 24 orët e fundit, me Rusinë që lëshoi raketa në Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera”. Kështu raportoi enti mediatik ukrainas “Kyiv Independent”, duke cituar autoritetet vendore. “Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se Rusia vendosi 125 dronë, 25 raketa balistike, 10 raketa hipersonike Zirkon dhe gjashtë lloje të tjera raketash gjatë natës, me shumicën e p
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MARINA: 3 RAKETA RUSE GODITËN ANIJEN TREGTARE TURKE NË DETIN E ZI; 5 TË VDEKUR + 5 TË ZHDUKUR + 8 TË PLAGOSUR.
Kiev, Ukrainë | “Rusia nisi një sulm në Detin e Zi, duke goditur një anije tregtare në pronësi turke që mbante flamurin e Guinea-Bissau me tre raketa lundrimi”. Kështu tha marina ukrainase në një deklaratë të postuar në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke shtuar se të paktën pesë (5) persona janë vrarë deri më tani. “Anija, po largohej nga zona e luftës duke mbajtur një ngarkesë me grurë”, tha ajo. Pesë veta janë të zhdukur, ndërsa tetë anëtarë të ekuipazhit janë e
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): E MAJTA DHE TË GJELBRIT SHPREHEN SI PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AfD”.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Jemi mësuar me të në anën e AfD-së, dhe tani edhe në të majtë, dhe tani edhe në të Gjelbër: ishte i njëjti ton”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në një intervistë me entin mediatik vendor “ZDF”, ku kritikoi kulturën e debatit në Bundestagun gjerman, duke akuzuar të Majtën dhe të Gjelbrit se tani po shprehen në një mënyrë të ngjashme me AfD-në. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MIJËRA VETA PROTESTUAN NË KIEV KUNDËR SHKARKIMIT TË MINISTRIT TË MBROJTJES MIKHAILO FEDOROV.
Kiev, Ukrainë | Mijëra njerëz dolën në rrugët e Kievit këtë mbrëmje për të protestuar kundër shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mikhailo Fedorov, me vendim të presidentit Volodimir Zelenski si pjesë e një riorganizimi të diskutueshëm të kabinetit. “Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin ukrainas me flamuj dhe pankarta për të dytën ditë radhazi”. Kështu raportoi një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne t
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | UDHËHEQËSI I PARË KATOLIK I PARTISË SË PUNËS (LABURISTE) ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM): JAM GATI PËR NDRYSHIM PAS 40 VITESH NEOLIBERALIZËM.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Jam gati të qeveris dhe të promovoj një politikë ndryshimi në Mbretërinë e Bashkuar, pas 40 vitesh neoliberalizëm që nuk kanë qenë të sjellshëm me shumë njerëz dhe grupe shoqërore”. Kështu tha udhëheqësi i saposhpallur i Partisë së Punës (Laburiste) Endi Bërnem (Andy Burnham). “Ky është shansi ynë i fundit për ndryshim”, - tha ai. Udhëheqësi i parë katolik i vendit dhe i diplomuari i parë i Kembrixhit, pas një vargu banorësh të Dauning Stritit
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PARTIA E PUNËS (LABURISTE) SHPALLI DEPUTETIN ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) SI UDHËHEQËSIN E SAJ TË RI; NGA DITA E HËNË DO TË JETË KRYEMINISTËR.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | Partia e Punës (Laburiste) Britanike kurorëzoi ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit dhe ish-ministrin Endi Bërnem (Andy Burnham), aktualisht deputet, me moshë 56 vjeç, si udhëheqësin e saj të ri, duke zëvendësuar kryeministrin në largim Keër Starmër (Keir Starmer), i cili dha dorëheqjen në qershor. Z. Bërnem (Burnham) u vlerësua falë mbështetjes dërrmuese të grupit parlamentar të shumicës dhe sindikatave të lidhura me Partinë e Punës (Laburis
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MINISTRI AKTUAL I BRENDSHËM IHOR KLIMENKO DO TË JETË SEKRETARI I RI I KËSHILLIT TË SIGURISË SË UKRAINËS.
Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se i ka ofruar ministrit aktual të Brendshëm Ihor Klimenko, pozicionin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, një post që aktualisht mbahet nga ish-ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. “U takova me Ihor Klimenkon. I jam mirënjohës për punën që bëri në Ministrinë e Brendshme. Ai është përballur me sfida të shumta të vështira dhe përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë efektive. Ihor Klimenko do
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


