top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MINISTRI AKTUAL I BRENDSHËM IHOR KLIMENKO DO TË JETË SEKRETARI I RI I KËSHILLIT TË SIGURISË SË UKRAINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti Volodimir Zelenski njoftoi se i ka ofruar ministrit aktual të Brendshëm Ihor Klimenko, pozicionin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, një post që aktualisht mbahet nga ish-ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.


U takova me Ihor Klimenkon. I jam mirënjohës për punën që bëri në Ministrinë e Brendshme.


Ai është përballur me sfida të shumta të vështira dhe përgjigjja e tij ka qenë gjithmonë efektive.


Ihor Klimenko do të vazhdojë të punojë për Ukrainën në fushën e mbrojtjes së shtetit dhe popullit tonë.


I kam ofruar atij pozicionin e Sekretarit të Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës. Dekreti përkatës për emërimin e tij tashmë është duke u përgatitur”.


Kështu shkroi presidenti Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X).


Prioriteti kryesor është të sigurohet koordinimi më efektiv i mundshëm midis të gjithë komponentëve të sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe mbikëqyrja e përditshme e zbatimit të vendimeve.


Çdo vendim i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Komandantit Suprem duhet të zbatohet plotësisht dhe në kohë.


Qeveria e Ukrainës, Forcat tona të Mbrojtjes dhe të Sigurisë dhe i gjithë sistemi i institucioneve shtetërore duhet të veprojnë në një mënyrë të tillë që të arrijnë qëllimet e përcaktuara kombëtare.


Një përparësi tjetër është koordinimi i prodhimit të mbrojtjes”, tha presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page