UKRAINË | MARINA: 3 RAKETA RUSE GODITËN ANIJEN TREGTARE TURKE NË DETIN E ZI; 5 TË VDEKUR + 5 TË ZHDUKUR + 8 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | “Rusia nisi një sulm në Detin e Zi, duke goditur një anije tregtare në pronësi turke që mbante flamurin e Guinea-Bissau me tre raketa lundrimi”.
Kështu tha marina ukrainase në një deklaratë të postuar në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke shtuar se të paktën pesë (5) persona janë vrarë deri më tani.
“Anija, po largohej nga zona e luftës duke mbajtur një ngarkesë me grurë”, tha ajo.
Pesë veta janë të zhdukur, ndërsa tetë anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar dhe dërguar në një spital në Odesë (Odessa).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments