top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HUNGARI | KRYEMINISTRI PITËR MAGIAR (PÉTER MAGYAR) PROPOZOI LEGJENDËN E SHAHUT JUDIT POLGAR SI PRESIDENTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 1 min read

Budapest, Hungari | Kryeministri Pitër Magiar (Péter Magyar) propozoi legjendën e shahut Judit Polgar si kreun e ardhshëm të shtetit, duke besuar se vendi ka nevojë për një president për të cilin çdo hungarez mund të jetë krenar”.


Kështu raportuan entet mediatike ndërkombëtare.


Ai njoftoi në Facebook se do të takohet me shahisten sot, të hënën, më 20 korrik, për ta pyetur nëse është e gatshme të mbajë këtë pozicion deri në miratimin e një kushtetute të re hungareze.


Pala e interesuar nuk i është përgjigjur ende propozimit.


Ky veprim vjen pasi Presidenti Tomash Shujok (Tamas Sulyok) nënshkroi të premten një amendament kushtetues që i jep fund mandatit të tij si kreu i shtetit.


Shahistja Polgar, 49 vjeçe, konsiderohet gjerësisht si lojtarja më e madhe e shahut e të gjitha kohërave.


Ajo kryesoi renditjen botërore të femrave për 26 vjet rresht; në moshën 15 vjeç, u bë Mjeshtrja e Madhe më e re në histori, duke arritur titullin më prestigjioz që një lojtar shahu mund të aspirojë.


Parlamenti, ku Partia Hungareze Tisza mban shumicën prej dy të tretash, pritet të zgjedhë një president të ri para festës kombëtare të Hungarisë më 20 gusht.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page