top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
NIKARAGUA | PARLAMENTI MIRATOI REFORMËN KUSHTETUESE; PARTITË OPOZITARE TASHMË NDALOHEN TË MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE.
Managua, Nikaragua | Parlamenti miratoi në lexim të parë reformën kushtetuese të mbështetur nga diktatorët marksistë-leninistë Daniel Ortega dhe Rosario Murillo (bashkëshortja), e cila ndalon partitë opozitare të marrin pjesë në zgjedhje dhe zgjat mandatin presidencial nga gjashtë në shtatë vjet. Reforma gjithashtu zgjat mandatet e përfaqësuesve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë të zgjedhur, si dhe krerëve të Ushtrisë dhe Policisë. Zgjedhjet e ardhshme presidenci
Agjencia Telegrafike Vox
IRLANDË | PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS: SULMET HIBRIDE JANË THIRRJE ZGJIMI PËR VENDET QË JANË MË TË BUTA NDAJ SANKSIONEVE KUNDËR RUSISË.
Dublin, Irlandë | “Ne filluam me një numër të kufizuar shtesash të reja (në listën e zezë të BE-së, red.), por shtetet anëtare kanë propozuar shumë më tepër. Natyrisht, duhet të kontrolloni që gjithçka është në rregull ligjërisht, dhe kjo kërkon kohë. Por, duke parë këto sulme hibride në të gjithë Evropën, mendoj se ato mund të jenë një thirrje zgjimi për vendet që ndoshta nuk kanë qenë kaq të vendosura në këtë front”. Kështu tha përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Ka
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI: DO TË MBAJ DEKLARATË MBI ISHUJT FOLLKLLEND (FALKLAND).
Buenos Aires, Argjentinë | Presidenti Javier Milei njoftoi se do të mbajë një fjalim në të gjitha rrjetet televizive për t'i ofruar publikut detaje të mëtejshme mbi progresin diplomatik të arritur nga qeveria në mbrojtjen e sovranitetit të Ishujve Follkllend (Falkland). Vendimi i presidentit Milei për t'iu drejtuar publikut vjen menjëherë pas komenteve të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dje, kur ai iu përgjigj një pyetjeje të entit mediatik britanik “Bbc”, në lidhje m
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | AMBASADA E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS: NJË ZYRTAR I SHTYRË NGA PARAGJYKIME IDEOLOGJIKE PËRHAP ME QËLLIM TË KEQ INFORMACIONE TË RREME PËR TË SHPIFUR RRETH PARTISË KOMUNISTE KINEZE.
Buenos Aires, Argjentinë | “Një zyrtar argjentinas, i shtyrë nga paragjykime ideologjike, përhap me qëllim të keq informacione të rreme për të shpifur Partinë Komuniste Kineze dhe për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kinës”. Kështu iu përgjigj ambasada kineze me një deklaratë zyrtare një postimi në mediat sociale nga drejtori i Komunikimeve Dixhitale (për qeverinë e presidentit Javier Milei) Daniel Parisini, në të cilin ai deklaroi se dështimi i menaxhimit të aktivitetit in
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | PARLAMENTI MIRATOI MARRËVESHJEN E ENERGJISË ME SHBA-ës ME AFAT FILLESTAR 25-VJEÇAR; SYNOHET RIJETËZIMI I 17 FUSHAVE NAFTËMBAJTËSE DHE NXJERRJA E 1.5 MILION FUÇIVE NAFTË NË DITË.
Karakas, Venezuelë | Parlamenti miratoi në një seancë të jashtëzakonshme, marrëveshjen dypalëshe për energjinë të nënshkruar nga Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një afat fillestar prej 25 vjetësh. Marrëveshja, e prezantuar në Dhomë nga përfaqësuesi Miguel Angel Perez Abad, kërkon zhvillimin dhe riaktivizimin operacional të 17 fushave strategjike të naftës, me qëllim rritjen e prodhimit kombëtar në mbi 1.5 milion fuçi në ditë, si pjesë e planit për të rigjall
Agjencia Telegrafike Vox
HONDURAS | ISH-PRESIDENTI JUAN ORLANDO HERNANDEZ U LIRUA NGA AKUZAT PENALE NË GJYQ PARAPRAK.
Tegucigalpa, Honduras | Ish-presidenti Juan Orlando Hernandez, siguroi sot një lirim përfundimtar nga akuzat penale për pastrim parash dhe mashtrim në rastin Pandora II. Në përfundim të seancës gjyqësore penale paraprake dëgjimore, një gjyqtar pushoi procedurat penale ndaj tij dhe urdhëroi lirim të përhershëm, duke anuluar (revokuar) masat paraprake të vendosura më parë. Sipas vendimit gjyqësor, nuk u demonstrua gjurmueshmëria e nevojshme e fondeve që dyshohet se ishin caktua
Agjencia Telegrafike Vox
KIRGISTAN | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: KËRCËNIMET E PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI NDAJ FLUTURIMEVE CIVILE JANË TERRORIZËM SHTETËROR.
Bishkek, Kirgistan | Terrorizëm shtetëror është mënyra se si presidenti Vladimir Putin e përshkroi paralajmërimin e presidentit Volodimir Zelenski, i cili kërcënoi ta bënte qiellin rus plotësisht të pasigurt për linjat ajrore të huaja civile me sulme me dronë ukrainasë. “Ata duan të rifillojnë negociatat? Nuk mund të ketë negociata me terroristët”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin në një konferencë për shtyp të mbajtur natën vonë në Bishkek, ku po merrte pjesë në një sami
Agjencia Telegrafike Vox
KIRGISTAN | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: GJERMANIA PO NA AKUZON PËR ARSYE POLITIKE TË BRENDSHME; NUK KANË PROVA KUNDËR NESH PËR LUFTË HIBRIDE RUSE.
Bishkek, Kirgistan | “Akuzat e Berlinit kundër Rusisë për luftë hibride në lidhje me dronët në aeroportin e Leipzigut janë për shkak të situatës së brendshme politike në Gjermani, e cila e ka vënë kancelarin Fridrish Merc (Friedrich Merz) në vështirësi për shkak të pakënaqësisë publike”. Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp të mbajtur vonë në Bishkek. “Kancelari nuk gëzon besimin e publikut; ata kanë bërë gabime të dukshme në fushën ekonomike”,
Agjencia Telegrafike Vox
IRLANDË | RAKETAT QË SKADOJNË MBULOJNË GJYSMËN E NEVOJAVE TË UKRAINËS GJATË GJITHË DIMRIT.
Dublin, Irlandë | Raketat interceptuese që po i afrohen afatit të tyre të shërbimit, të cilat përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas tregoi se mund të transferohen menjëherë në Kiev, do të mbulonin rreth gjysmën e nevojave të Ukrainës për dimër. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: SHBA-ës DO TË PENDOHEN PËR SULMET E REJA; AGRESORËT I PRET NJË NDËSHKIM I RËNDË.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit është zotuar se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pendohen për sulmet e tyre të reja në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e paralajmëroi Teheranin të mos hakmerret. “Sulmuesit i pret ndëshkim i rëndë; Shtetet e Bashkuara do të pendohen për sulmet e tyre të reja”. Kështu tha zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebi, në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas shpërth
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | BURSA E JORKUT TË RI: ÇMIMI I NAFTËS U RRIT ME 5.2%; SHKOI NË 90.22 $ PËR FUÇI.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Nafta u mbyll ndjeshëm më lart në Bursën e Jorkut të Ri. Çmimi u rrit me 5.20%; shkoi në 90.22 dollarë ($) për fuçi. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | USHTRIA KA NISUR OPERACION VENDIMTAR KUNDËR OBJEKTIVAVE AMERIKANE NË RAJON.
Teheran, Iran | “Ushtria iraniane ka nisur një operacion vendimtar kundër objektivave amerikane në rajon”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tasnim”, duke shtuar se një operacion vendimtar nga forcat e armatosura iraniane ka filluar në përgjigje të armikut amerikan. Bazat dhe interesat amerikane në rajon po bëhen shënjestër e raketave dhe dronëve iranianë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


