KIRGISTAN | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: GJERMANIA PO NA AKUZON PËR ARSYE POLITIKE TË BRENDSHME; NUK KANË PROVA KUNDËR NESH PËR LUFTË HIBRIDE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Bishkek, Kirgistan | “Akuzat e Berlinit kundër Rusisë për luftë hibride në lidhje me dronët në aeroportin e Leipzigut janë për shkak të situatës së brendshme politike në Gjermani, e cila e ka vënë kancelarin Fridrish Merc (Friedrich Merz) në vështirësi për shkak të pakënaqësisë publike”.
Kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp të mbajtur vonë në Bishkek.
“Kancelari nuk gëzon besimin e publikut; ata kanë bërë gabime të dukshme në fushën ekonomike”, tha presidenti Putin, duke shtuar se Gjermania nuk ka prova për një luftë hibride ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments