IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: SHBA-ës DO TË PENDOHEN PËR SULMET E REJA; AGRESORËT I PRET NJË NDËSHKIM I RËNDË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit është zotuar se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pendohen për sulmet e tyre të reja në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e paralajmëroi Teheranin të mos hakmerret.
“Sulmuesit i pret ndëshkim i rëndë; Shtetet e Bashkuara do të pendohen për sulmet e tyre të reja”.
Kështu tha zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebi, në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pas shpërthimeve të dëgjuara në disa zona përgjatë dhe në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments