FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK KEMI INFORMACION MBI KËRKESËN E SHBA-ës PËR NJË RAST TË DYSHUAR MURTAJE.

Moskë, Federata Ruse | Kremlini nuk ka informacion në lidhje me një komunikim diplomatik nga Shtetet e Bashkuara drejtuar Rusisë, në të cilin thuhet se ka kërkuar informacion më të detajuar mbi vdekjen e supozuar nga murtaja pneumonike e një studiuesi në Siberi.
“Nuk kam asnjë informacion për këtë”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, kur iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me një hap të tillë, i cili, sipas entit mediatik amerikan “Wall Street Journal”, do të ishte ndërmarrë nga Uashingtoni.
Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Interfax”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments