top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
IRAN | ZËDHËNËSI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRANIT ABOLFAZL SHEKARÇI (SHEKARCHI) KËRCËNOI SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
Tehran, Iran | “ Ne presim që forcat tokësore amerikane të fillojnë operacionet kundër Iranit, duke krijuar kështu për ta një kasaphanë dhe një katastrofë të tillë sa askush nuk do të guxojë të bashkohet me ushtrinë amerikane për breza të tërë ”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarçi (Shekarchi). “ Ne do t'ia shtrëngojmë fytin armikut derisa ta mbytim atë ”, tha ai. “ Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli
Agjencia Telegrafike Vox
MIANMAR | PARLAMENTI ZGJODHI UDHËHEQËSIN E JUNTËS QË KOMPLOTOI GRUSHT SHTETI SI PRESIDENT; MIN AUNG HLAING MORI PUSHTETIN 5 VJET MË PARË ME GRUSHT SHTETI.
Naipidau (Naypyidaw), Mianmar | “ Parlamenti i Mianmarit ka zgjedhur udhëheqësin e juntës ushtarake Min Aung Hlaing që mori pushtetin pesë vjet më parë në një grusht shteti nga qeveria e zgjedhur e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Ki (Kyi), si president ”. Kështu raportuan gazetarët e agjencisë franceze të lajmeve “ Afp ” bazuar në një numërim votash që është ende në zhvillim e sipër. Z. Hlaing kaloi pragun e shumicës me të paktën 293 vota nga 584. Parlamenti
Agjencia Telegrafike Vox
TREGJET AZIATIKE | ÇMIMI I ARIT SHKOI NË 4676.76 DOLLARË ($) PËR NJË ONS (28.34 GRAMË).
Tokio, Japoni | Ari u mbyll më lart mbi nivelin 4600 dollarë ($) në tregjet e Tokios dhe të Shangait. Çmimi i fundit shënon një rritje prej 1.21% në 4676.76 dollarë ($) për ons (28.34 gramë). Tregtimi në bursën e Londrës dhe të Jorkut të Ri u mbyll për të Premten e Madhe. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAELI DENONCOI VALËN E RE TË RAKETAVE TË LËSHUARA NGA IRANI.
Jeruzalem, Izarel | “ Ushtria izraelite raporton se raketa të tjera janë lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit ”. Kështu raportoi enti mediatik “ Al Jazzera ”. Ushtria izraelite tha gjithashtu se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore u vendosën për të interceptuar sulmin. Sipas agjencisë franceze të lajmeve “ Afp ” deri më tani nuk është raportuar për viktima. Sipas mediave iraniane, Garda Revolucionare pretendoi se ka qëlluar raketa me rreze të gjatë veprimi drejt Tel Avi
Agjencia Telegrafike Vox
FORCA MBROJTËSE E IZRAELIT (IDF): 15 MILITANTË TË HEZBOLLAHUT U VRANË NË LIBANIN JUGOR.
Jeruzalem, Izrael | “ Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) njoftoi se ka vrarë 15 militantë të Hezbollahut në Libanin jugor, të cilët, po planifikonin sulm ndaj Izraelit. Në posedim të tyre u gjetën armë dhe granata të Hezbollahut ”. Kështu raportoi enti mediatik “ Haaretz ”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS: BËJMË THIRRJE PËR NDËRPRERJE TË MENJËHERSHME TË ARMIQËSIVE NË LINDJEN E MESME.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “ Kina bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme, pasi Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) kërcënoi me sulme të rënda kundër Republikës Islamike në javët e ardhshme. Mjetet ushtarake nuk mund ta zgjidhin në thelb problemin dhe përshkallëzimi i konflikteve nuk është në interes të asnjërës palë ”. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për shtyp, duke u bërë
Agjencia Telegrafike Vox
IRANI: NISËM SULME SHKATËRRUESE KUNDËR SHBA-ës DHE IZRAELIT; NË DASHTË ZOTI KJO LUFTË DO TË SJELLË POSHTËRIM + DISFATË + KEQARDHJE + KAPITULLIM.
Teheran, Iran | Ushtria iraniane po zotohet për sulme shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit pas kërcënimeve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump). “ Në dashtë Zoti, kjo luftë do t'ju sjellë poshtërim, disfatë, keqardhje dhe kapitullim ”. Kështu tha komanda e operacioneve ushtarake Khatam Al-Anbia në një deklaratë, të cituar nga agjencia vendore e lajmve “ Mehr ”, në përgjigje të deklaratave të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i cili,
Agjencia Telegrafike Vox
AMBASADORI IRANIAN NË AGJENCINË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE REZA NAJAFI: NUK E KEMI RIFILLUAR PASURIMIN E URANIUMIT.
Vjenë, Austri | Ambasadori iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Reza Najafi, tha në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve “ Afp ” se vendi i tij nuk e ka rinisur pasurimin e uraniumit pas sulmeve izraelite dhe amerikane në disa nga objektet e saj bërthamore në qershor 2025. “ Ne nuk e rinisëm pasurimin dhe kjo ishte një gënjeshtër, një gënjeshtër shumë e madhe, si gënjeshtrat e tjera ”. Kështu tha Ambasadori Najafi kur u pyet për akuzat am
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE: NGUSHTICA E HORMUZIT DO TË MBETET E MBYLLUR PËR ARMIQTË.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare e Iranit ka përsëritur se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për armiqtë e vendit. Ata e deklaruan këtë në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror. “ Situata në Ngushticën e Hormuzit është plotësisht dhe plotësisht nën kontrollin e forcave tona detare ”, tha ata. Presidenti i ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), ka deklaruar se do të shqyrtonte një armëpushim vetëm nëse Ngushtica e Hormuzit do të hapej. Nga z. Erton
Agjencia Telegrafike Vox
BURSA E ENERGJISË E DUBAIT (DUBAI MERCANTILE EXCHANGE) | ÇMIMI I NAFTËS SË PAPËRPUNUAR “BRENT” SHKOI NË 115.49 $ PAS SULMIT IRANIAN NDAJ CISTERNËS ME NAFTË.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Çmimet e naftës u rritën në tregtimin e hershëm në Azi, pasi autoritetet në Dubai thanë se po punonin për të shuar një zjarr në bordin e një cisterne nafte kuvajtiane që u godit nga një dron iranian. Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.4%. Tregjet aziatike u hapën sot me çmimin 115.49 dollarë ($) për fuçi. Nafta e ndërmjetme e Teksasit Perëndimor (WTI) - e cila, është pika referuese për tregun amerikan, u rrit me 3.9%, duke shkuar në 106.
Agjencia Telegrafike Vox
EMIRATET E BASHKUARA ARABE | NJË CISTERNË NAFTE U GODIT NGA NJË DRON IRANIAN NË DUBAI.
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | “ Një anije cisternë nafte u sulmua në portin e Dubait nga një dron iranian dhe tani ka dyshime për një derdhje të mundshme të naftës ”. Kështu raportoi enti mediatik britanik “ The Guardian ” (Rojtari). Gjithashtu shpërtheu një zjarr, por nuk u raportuan viktima. Korporata e Naftës së Kuvajtit deklaroi se anija cisternë “ Al Salmi ” ishte në shënjestër. Anija ishte e ngarkuar plotësisht në kohën e incidentit. Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox
KATËR USHTARË IZRAELITË MBETËN TË VRARË NË JUG TË LIBANIT | TRE TË TJERË U PLAGOSËN (NJËRI PREJ TË CILËVE RËNDË).
Jeruzalem, Izrael | “ Katër ushtarë izraelitë u vranë në luftime në Libanin jugor ”. Kështu njoftoi Ushtria. Tre ushtarë të tjerë u plagosën, njëri rëndë. Midis viktimave ishte një oficer i Brigadës Nahal. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


