BURSA E ENERGJISË E DUBAIT (DUBAI MERCANTILE EXCHANGE) | ÇMIMI I NAFTËS SË PAPËRPUNUAR “BRENT” SHKOI NË 115.49 $ PAS SULMIT IRANIAN NDAJ CISTERNËS ME NAFTË.

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe | Çmimet e naftës u rritën në tregtimin e hershëm në Azi, pasi autoritetet në Dubai thanë se po punonin për të shuar një zjarr në bordin e një cisterne nafte kuvajtiane që u godit nga një dron iranian.
Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 2.4%.
Tregjet aziatike u hapën sot me çmimin 115.49 dollarë ($) për fuçi.
Nafta e ndërmjetme e Teksasit Perëndimor (WTI) - e cila, është pika referuese për tregun amerikan, u rrit me 3.9%, duke shkuar në 106.86 dollarë ($) për fuçi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments