MIANMAR | PARLAMENTI ZGJODHI UDHËHEQËSIN E JUNTËS QË KOMPLOTOI GRUSHT SHTETI SI PRESIDENT; MIN AUNG HLAING MORI PUSHTETIN 5 VJET MË PARË ME GRUSHT SHTETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Naipidau (Naypyidaw), Mianmar | “Parlamenti i Mianmarit ka zgjedhur udhëheqësin e juntës ushtarake Min Aung Hlaing që mori pushtetin pesë vjet më parë në një grusht shteti nga qeveria e zgjedhur e fitueses së Çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Ki (Kyi), si president”.
Kështu raportuan gazetarët e agjencisë franceze të lajmeve “Afp” bazuar në një numërim votash që është ende në zhvillim e sipër.
Z. Hlaing kaloi pragun e shumicës me të paktën 293 vota nga 584.
Parlamenti i Mianmarit, i përbërë kryesisht nga anëtarë të parlamentit dhe senatorë të afërt me juntën ushtarake, u zgjodh pa kundërshtarë në një votim që besohet se ka shkelur parimet themelore demokratike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments