IRAN | ZËDHËNËSI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRANIT ABOLFAZL SHEKARÇI (SHEKARCHI) KËRCËNOI SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 3
- 1 min read
Tehran, Iran | “Ne presim që forcat tokësore amerikane të fillojnë operacionet kundër Iranit, duke krijuar kështu për ta një kasaphanë dhe një katastrofë të tillë sa askush nuk do të guxojë të bashkohet me ushtrinë amerikane për breza të tërë”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarçi (Shekarchi).
“Ne do t'ia shtrëngojmë fytin armikut derisa ta mbytim atë”, tha ai.
“Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shpallin fundin e luftës, ne nuk do t'i lëmë të shkojnë.
Humbjet tona duhet të kompensohen dhe agresorët duhet të ndëshkohen”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments