top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PO IA DALIM SHUMË MIRË ME IRANIN; NUK DO T'I LEJOJMË TË KENË ENERGJI BËRTHAMORE.
Uashington, Amerikë | “ Po ia dalim shumë mirë në Iran. Nuk do t'i lejojmë të kenë armë bërthamore, sepse nëse do t'i kishin, do t'i përdornin ”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) - duke theksuar se dy javë më parë Teherani kishte një Marinë, tani nuk e ka më. “ Anijet e tyre janë në shtratin e detit; ne qëlluam 58 prej tyre brenda dy ditësh ”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTI GJERMAN FRANK-VALTËR SHTEINMEIËR (WALTER STEINMEIER) U PRIT NË TAKIM NGA PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidenti gjerman Frank-Valtër Shteinmeiër (Walter Steinmeier) dhe Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të tyre në Kankun (Cancun), duke riafirmuar marrëdhëniet e tyre të shkëlqyera dypalëshe përpara marrëveshjes së re tregtare me Bashkimin Evropian. “ Meksika dhe Gjermania janë aleatë të mirë prej kohësh dhe dua të theksoj se jo vetëm që Meksika është partneri ynë më i rëndë
Agjencia Telegrafike Vox


KOMANDA QENDRORE E SHBA-ës (CENTCOM): SHKATËRRUAM OBJEKTIN IRANIAN TË RAKETAVE BALISTIKE NË KARAJ.
Uashington, Amerikë | Komanda Qendrore e ShBA-ës (Centcom) njoftoi se shkatërroi objektin e raketave tokë-tokë në Karaj, në veriperëndim të Teheranit. “ Objekti u përdor për të montuar raketa balistike që kërcënonin amerikanët, vendet fqinje dhe trafikun detar tregtar ”. Kështu tha Komanda Qendrore në një postim në mediat sociale virtuale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


SHBA | DEPARTAMENTI I SHTETIT: ARMË NË VLERË 16 MILIARDË DOLLARË ($) PËR SHTETET E GJIRIT TË SYNUARA NGA IRANI.
Uashington, Amerikë | “ Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitje armësh me vlerë mbi 16 miliardë dollarë ($) për shtetet e Gjirit të prekura nga lufta me Iranin ”. Kështu njoftoi Departamenti i Shtetit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ALEATËT JANË MË TË HAPUR NDAJ NGUSHTICËS SË HORMUZIT POR ËSHTË TEPËR VONË.
Uashington, Amerikë | “ Aleatët po bëhen më të gatshëm në angazhimin e tyre në Ngushticën e Hormuzit, por është tepër vonë ”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Kryeministren japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi). “ I thashë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të mos godiste sektorin e naftës dhe gazit ”, tha Presidenti Tramp (Trump). Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një gazetar i Tokios se pse nuk i kishte paralajmëruar
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK DO TË DËRGOJ TRUPA NË IRAN.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) siguroi se nuk do të dërgojë trupa në Iran në një takim në Zyrën Ovale me Kryeministren japoneze Sanae Takaiçi (Takaichi). “ Nëse do ta bëja këtë, sigurisht që nuk do t'jua thoja. Por unë nuk po dërgoj trupa ”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRANK-VALTËR SHTEINMEIËR (WALTER STEINMEIER) KREU VIZITË ZYRTARE NË GUATEMALË; VIZITA E PARË E NJË PRESIDENTI GJERMAN NË 39 VJET.
Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Presidenti gjerman Frank-Valter Shteinmeiër (Walter Steinmeier) kreu vizitë dy-ditore në Guatemalë - e para e një presidenti gjerman në vendin e Amerikës Qendrore në tridhjetë e nëntë vjet. Në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ai u prit me nderime ushtarake nga homologu i tij Bernardo Arevalo de Leen, i cili, deklaroi në kanalet e tij zyrtare se: 1- “ Është një nder të mirëpresim Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë. Mirë se vini në G
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRANK-VALTËR SHTEINMEIËR (WALTER STEINMEIER) MBËRRITI NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS PËR VIZITË ZYRTARE.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidenti gjerman Frank-Valter Shteinmeiër (Walter Steinmeier) mbërriti në Kankun (Cancun) për një vizitë zyrtare, e cila, përfshinte një takim me Presidenten meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum. Me të mbërritur, ai u prit nga Ministri i Jashtëm Juan Ramon de la Fuente, i cili, do të takohet edhe me delegacionin e biznesit gjerman që e shoqëron. Samiti presidencial do të zhvillohet sot, përpara inaugurimit të Konventës
Agjencia Telegrafike Vox


ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PO SHQYRTON DËRGIMIN E MIJËRA TRUPAVE AMERIKANE NË LINDJEN E MESME.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “ Administrata Tramp (Trump) po shqyrton dërgimin e mijëra trupave amerikane në Lindjen e Mesme ”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke vënë në dukje se një nga opsionet që po diskutohet është dërgimi i forcave tokësore në ishullin Kharg. Një alternativë tjetër është vendosja e trupave përgjatë bregdetit të Iranit për të siguruar kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit. Administrata amerikane po shqy
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TA SHKATËRROJMË FUSHËN E MADHE ME GAZ TË IRANIT NËSE SULMOHET PËRSËRI KATARI.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se do të shkatërrojmë fushën e madhe të gazit të Iranit, Sauth (South) Pars, nëse Teherani sulmon përsëri uzinën kryesore të prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar, Ras Laffan-in. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


ZËDHËNËSJA E SHTËPISË SË BARDHË KEROLLAIN LEVIT (KAROLINE LEAVITT): ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PEZULLOI “AKTIN JONES” PËR 60 DITË PËR TË TRAJTUAR RRITJEN E ÇMIMIT TË NAFTËS.
Uashington, Amerikë | “ Administrata Tramp (Trump) ka njoftuar një pezullim 60-ditor të një ligji detar që kufizon dërgesat e naftës brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta kundër Iranit ”. Kështu njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), në rrjetin social virtual Iks (X). Akti Jones i vitit 1920 kërkon që transporti detar vendas të përdorë anije të ndërtuara në Amer
Agjencia Telegrafike Vox


KOMANDA QENDRORE E SHBA-ës: U GODITËN VENDNDODHJE IRANIANE PËRGJATË BREGDETIT (PRANË NGUSHTICËS SË HORMUZIT).
Uashington, Amerikë | Komanda Qendrore e ShBA-ës njoftoi se goditi vende përgjatë bregdetit iranian, pranë Ngushticës së Hormuzit. “ Disa orë më parë, forcat amerikane qëlluan disa predha depërtuese prej 5000 paundësh në vendet e raketave iraniane përgjatë bregdetit iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në një post komande; raketat iraniane kundër anijeve në këto vende përbënin rrezik për transportin ndërkombëtar detar në Ngushticë ”, u tha në një njoftim. Nga z. Erton Duka.
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


