top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRANK-VALTËR SHTEINMEIËR (WALTER STEINMEIER) MBËRRITI NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS PËR VIZITË ZYRTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidenti gjerman Frank-Valter Shteinmeiër (Walter Steinmeier) mbërriti në Kankun (Cancun) për një vizitë zyrtare, e cila, përfshinte një takim me Presidenten meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum.


Me të mbërritur, ai u prit nga Ministri i Jashtëm Juan Ramon de la Fuente, i cili, do të takohet edhe me delegacionin e biznesit gjerman që e shoqëron.


Samiti presidencial do të zhvillohet sot, përpara inaugurimit të Konventës Bankare.


Presidentja Sheinbaum njoftoi se dialogu do të përqendrohet në miqësinë në fushat e kulturës, arsimit, tregtisë dhe investimeve, përpara nënshkrimit të parashikuar të marrëveshjes së përditësuar të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Meksikës, e planifikuar për në muajin maj.


Berlini është investitori i dytë më i madh evropian në vendin e Amerikës së Veriut.


Në vitin 2025, tregtia dypalëshe tejkaloi 27 miliardë dollarë ($), duke përbërë mbi 30% të tregtisë totale me Evropën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page