top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: BURG I PËRJETSHËM PËR VRASJE + PËR PËRDHUNIM + PËR TERRORIZËM.
Shën Salvador, Salvador | Asambleja Legjislative (me shumicë qeveritare), miratoi një reformë kushtetuese të nxitur nga Presidenti Naib (Nayib) Bukele, duke futur dënime me burgim të përjetshëm për vrasësit, përdhunuesit dhe terroristët. Masa vjen menjëherë pas botimit të një raporti ndërkombëtar që akuzon qeverinë për krime kundër njerëzimit gjatë gjendjes aktuale të jashtëzakonshme. Presidenti i sfidoi hapur kritikët e tij kur tha se do të shohim kush guxon të mbrojë faktin
Agjencia Telegrafike Vox


AEROPLANMBAJTËSJA “USS TRIPOLI” U NIS NGA SINGAPORI DREJT LINDJES SË MESME.
Uashington, Amerikë | Anija luftarake “ USS Tripoli ”, që mbante afërsisht 2200 marinsa, është nisur nga Singapori për në Lindjen e Mesme. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “ CNN ” - duke cituar burime të besueshme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): USHTARË AMERIKANË NË IRAN? NUK KAM FRIKË NGA NJË VIETNAM TJETËR.
Uashington, Amerikë | “ Nuk kam frikë nga një Vietnam tjetër ”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë - duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Iran. “ Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati për t'i dhënë fund luftës kundër Iranit, por ne do ta përfundojmë atë në të ardhmen e afërt, shumë shpejt ”, tha Presidenti Tramp (Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të nj
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): VENDET ARABE MBËSHTESIN KOALICIONIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se të vetmet vende që kanë shprehur mbështetje për koalicionin për të siguruar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit janë vendet e rajonit: Katari, Bahreini, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç Izraelit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK KEMI NEVOJË PËR NDIHMËN E NATO-s NË IRAN.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) përmëndi aleatët e NATO-s, duke shkruar në një postim të gjatë në rrjetin social virtual “ Truth ” se ai nuk ka më nevojë për ndihmën e tyre ushtarake. “ Ata nuk bëjnë asgjë për ne, veçanërisht në kohën tonë të nevojës. Ne nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt ”, tha Presidenti Tramp (Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


SHBA | SHEFI I QENDRËS KUNDËR TERRORIZMIT XHËU (JOE) KENT DHA DORËHEQJEN PËR SHKAK TË LUFTËS NË IRAN.
Uashington, Amerikë | Kreu i Qendrës Amerikane për Kundërterrorizëm, Xhëu (Joe) Kent, dha dorëheqjen. “ Nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër luftën në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kjo luftë filloi nën presionin e Izraelit dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan ”, tha z. Kent - në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafi
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ME KUBËN DO TË ARRIHET MARRËVESHJE; FILLIMISHT DO TË MERREM ME IRANIN.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), tha se Kuba dëshiron të arrijë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “ Mendoj se shumë shpejt, ose do të arrijmë një marrëveshje, ose do të bëjmë çfarëdo që të duhet të bëjmë ”, u tha Presidenti Tramp (Trump) gazetarëve në bordin e avionit presidencial “ Air Force One ” (Forca Ajrore Nr. 1) duke u kthyer nga Florida. “ Po flasim me Kubën, por do të merremi me Iranin përpara se me Kubën ”, tha ai. Nga z. E
Agjencia Telegrafike Vox


KUBË | PARTIA KOMUNISTE UA DRODHI MËSIMEVE TË FIDEL KASTROS DHE TË MARKSIZËM-LENINIZMIT; U BËRI FTESË ARMIQVE POLITIKË TË ARRATISUR NË SHBA-ës TË INVESTOJNË NË SEKTORIN PRIVAT.
Havanë, Kubë | “ Kuba do t'u lejojë qytetarëve të saj që banojnë jashtë vendit të investojnë në sektorin privat ”. Kështu tha Zv/Kryeministri dhe stërnipi i ish-diktatorit Fidel Kastro, z. Oskar (Óscar) Perez-Oliva - në një intervistë me entin mediatik amerikan “ NBC ”, duke parashikuar që masa të prezantohet në një ngjarje zyrtare së bashku me strategjinë ekonomike të qeverisë për të adresuar krizën serioze që po prek vendin. Ky është njoftimi i parë i madh pas konfirmimit
Agjencia Telegrafike Vox


KUBË | PARTIA KOMUNISTE VENDOSI REKORD NË QEVERISJE; I TËRË VENDI PA ENERGJI ELEKTRIKE.
Havanë, Kubë | Errësirë totale në Kubë. Kompania shtetërore, “ Une ”, njoftoi shkëputjen e plotë të Sistemit Kombëtar të Energjisë (SEN), me një ndërprerje të njëkohshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin e Karaibeve. Njoftimi, i botuar në disa rreshta në platformën sociale virtuale “ Telegram ” sinjalizon vetëm fillimin e protokolleve të restaurimit, pa dhënë një shpjegim për shkaqet. Në kryeqytet, ndërprerja e energjisë elektrike ishte e papritur. Ky është kolaps
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): I KËRKOVA PEKINIT TË SHTYJË UDHËTIMIN TIM ME NJË MUAJ; DO TË DOJA TË SHKOJA POR DUHET TË QËNDROJ KËTU PËR SHKAK TË LUFTËS.
Uashington, Amerikë | “ Nuk di asgjë për udhëtimin në Pekin. Do të doja të shkoja në Kinë, por ndiej se duhet të jem këtu sepse ka luftë. Mund ta shtyj pak udhëtimin; kemi kërkuar një muaj shtyrje ”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, pritet të shkojë në Republikën Popullore të Kinës në muajin prill. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ISHULLIN KHARG MUND TA SULMOJ PËRSËRI; MUND TA SHKATËRROJ FARE; AI ËSHTË I VDEKUR USHTARAKISHT.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kërcënon të sulmojë përsëri ishullin Kharg. Në një intervistë tre-minutëshe me entin mediatik “ PBS ” (Shërbimi i Transmetimeve Publike) Presidenti Tramp (Trump) tha se ishte i hapur për ta shkatërruar ishullin plotësisht. Presidenti Tramp (Trump) shpjegoi më pas se sulmi i mëparshëm në ishull shkatërroi të gjitha objektivat ushtarake. “ Është i vdekur nga një pikëpamje ushtarake ”, tha ai. Nga z. Erton Duka. © Copy
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): FUSHATA KUNDËR IRANIT VAZHDON ME FUQI TË PLOTË; REGJIMI ËSHTË SHKATËRRUAR.
Uashington, Amerikë | “ Fushata kundër Iranit vazhdon me forcë të plotë ”. Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Shtëpinë e Bardhë - duke përsëritur se regjimi i Teheranit është shkatërruar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


