top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË FRANK-VALTËR SHTEINMEIËR (WALTER STEINMEIER) KREU VIZITË ZYRTARE NË GUATEMALË; VIZITA E PARË E NJË PRESIDENTI GJERMAN NË 39 VJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Presidenti gjerman Frank-Valter Shteinmeiër (Walter Steinmeier) kreu vizitë dy-ditore në Guatemalë - e para e një presidenti gjerman në vendin e Amerikës Qendrore në tridhjetë e nëntë vjet.


Në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ai u prit me nderime ushtarake nga homologu i tij Bernardo Arevalo de Leen, i cili, deklaroi në kanalet e tij zyrtare se:

1-Është një nder të mirëpresim Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë. Mirë se vini në Guatemalë”.


Takimi synon të forcojë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik midis dy kombeve, duke eksploruar mundësi të reja tregtare dhe investimi.


Axhenda përfshiu gjithashtu diskutime mbi çështjet rajonale, të tilla, si mbrojtja e mjedisit dhe konsolidimi i sundimit të ligjit.


Udhëtimi në Guatemalë erdhi pas një ndalese në Panama, ku Presidenti Shteinmeiër (Walter Steinmeier) u takua me Presidentin Jose Raul Mulino, duke e quajtur vendin një aleat të besueshëm dhe duke përsëritur rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërkombëtare në një kontekst global ku rendi i bazuar në rregulla përballet me sfida të vazhdueshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page