ÇFARË ËSHTË RAKETA “FLAMINGO”? | 3000 KILOMETRA PËR TË NDALUAR MOSKËN; MUND TË ARRIJË ZEMRËN E RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Kiev, Ukrainë | Specifikimet e saj teknike ende nuk janë zbuluar zyrtarisht.
Por “Flamingo” - raketa me një rreze veprimi prej 3000 kilometrash që Ukraina e ka testuar me sukses, sipas Presidentit Volodimir Zelenski - është tashmë në prodhim dhe është përdorur për të goditur objektiva në tokën ruse.
Imazhi i parë i super raketës u shkrep nga fotografi ukrainas Efrem Lukatski (Lukatsky) më 14 gusht 2025, ndërsa ajo po montohej në hangarët e kompanisë ajrore ukrainase “Fire Point”.
Më pas, ditën e njoftimit të saj - 18 gusht - media ukrainase publikoi një video të lëshimit të saj.
Versionet e hershme të raketës ishin rozë për shkak të një gabimi në prodhim, prandaj zhvilluesit e “Fire Point” më vonë i vunë nofkën “Flamingo”, ndërsa dizajni i saj duket i ngjashëm me sistemin FP-5 të prezantuar më parë këtë vit nga grupi britanik “Milanion” në ekspozitën e mbrojtjes IDEX-2025 në Abu Dhabi - raporton “United24 Media”.
FP-5 është i pajisur me një kokë luftarake 1000 kg; ka një rreze maksimale prej 3000 km; një peshë lëshimi prej afërsisht gjashtë tonësh; një hapje fikse krahësh prej gjashtë metrash; një shpejtësi maksimale prej 900 km/orë dhe përdor një sistem të kombinuar udhëzimi që përfshin navigimin satelitor për t'u mbrojtur nga sulmet elektronike.
Sipas disa vëzhguesve, “Flamingo” ukrainas mund të ketë parametra të ngjashëm, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.
Me një rreze veprimi prej 3000 kilometrash, kjo raketë mund të godiste objektiva shumë përtej mundësisë së përdorimit të shumicës së armëve aktuale me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës.
“Flamingo” do të ishte e aftë të mbante një kokë luftarake prej 1150 kilogramësh, dukshëm më të rëndë se kokat luftarake të shumë raketave standarde kruiz - raporton “United24 Media”.
Sipas raportimeve në të përjavshmen ukrainase “Dzerkalo Tyzhnia”, “Fire Point” po prodhon një në ditë, me qëllim rritjen e kapacitetit në shtatë në ditë deri muajin në tetor.
Presidenti Zelenski tha sot se prodhimi i saj në shkallë të gjerë mund të fillojë deri në muajin shkurt.
Sipas raportimeve të medias, qëllimi është të prodhohen 50 në muaj.
“Flamingo” është projektuar për t'u lëshuar nga një platformë mobile, duke e bërë më të vështirë për Rusinë ta zbulojë dhe ta shkatërrojë atë.
Sipas burimeve në “Dzerkalo Tyzhnia”, ai tashmë është përdorur me sukses në luftime për të goditur objektiva brenda Rusisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments