top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË AFD (ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND) PARTIA GJERMANE E EKSTREMIT TË DJATHTË? | E THEMELUAR NË VITIN 2013 NGA NJË GRUP EKONOMISTËSH DHE AKADEMIKËSH TË CDU-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 3, 2024
  • 4 min read
ree
Z. Bjorn Hok (Björn Höcke) udhëheqës i Alternativës për Gjermaninë në Turingi.

Londër, Britani e Madhe | Është një lëvizje radikale e krahut të djathtë e njohur për pozicionet e saj nacionaliste dhe anti-emigracion.

 

Për herë të parë është partia më e votuar në një shtet gjerman, edhe nëse nuk ka gjasa të jetë në gjendje të formojë një qeveri.

 

Fitorja e parë historike e AfD-së së ekstremit të djathtë gjerman arriti në ish-Gjermaninë Lindore, e cila ishte në gjendje të kanalizonte pakënaqësinë e një kombi gjithnjë e më të polarizuar si politikisht ashtu edhe gjeografikisht.

 

Në zgjedhjet rajonale të 1 shtatorit 2024, Alternativa für Deutschland (Afd) fitoi në Turingi, falë udhëheqësit të saj karizmatik dhe kontrovers Bjorn hok (Björn Höcke), duke fituar midis 31.2% dhe 33.2% të votave.

 

Një sukses që e lejoi partinë të kapërcejë CDU -në (Bashkimi Demokratik Kristian), forca kryesore e qendrës së djathtë, e cila u ndal në 24%.

 

Është hera e parë që nga periudha e pasluftës që një parti e ekstremit të djathtë fiton vendin e parë në një zgjedhje rajonale në Gjermani.

 

Në Saksoni, AfD gjithashtu shënoi sukses të dukshëm, duke u renditur e dyta me një përqindje midis 30.6% dhe 31.4%.

 

Pavarësisht triumfit të saj elektoral, AfD mbetet e izoluar politikisht në Gjermani dhe partitë kryesore refuzojnë të punojnë me të për të formuar një shumicë.

 

Prandaj, përgjegjësia për qeverisjen e këtyre dy shteteve federale ka shumë të ngjarë të bjerë mbi CDU-në. Megjithatë, është një sinjal i fortë.

 

Siç raporton enti mediatik britanik Rojtari (The Guardian), shumë votues në Lindje kanë shprehur një zhgënjim në rritje me politikat dominuese të dy partive kryesore, CDU-së, e udhëhequr prej vitesh nga Angela Merkel, dhe Partisë Socialdemokrate të kancelarit aktual Olaf Scholz, por edhe të Gjelbrit, në rënie të plotë të lirë (nën 4%).

 

Më shumë se tre dekada pas ribashkimit, rënia e vazhdueshme ekonomike, shpopullimi dhe performanca e dobët ekonomike kanë theksuar ndjenjën e të qenit ende qytetarë të klasit të dytë, duke nxitur mbështetjen për AfD dhe Aleancën e ekstremit të majtë të udhëhequr nga Sahra Wagenknecht.

 

Çfarë është AfD?

Alternative für Deutschland (AfD) është një parti politike gjermane e themeluar në vitin 2013 nga një grup ekonomistësh dhe akademikësh të CDU të pakënaqur me menaxhimin e krizës evropiane të borxhit sovran dhe futjen e euros.

 

Z. Bernd Lucke, ekonomist dhe profesor universiteti, ishte fytyra e spikatur e partisë në fazat e saj fillestare, udhëheqja e tij ndihmoi në formimin e profilit fillestar të partisë, e cila u fokusua kryesisht në çështjet ekonomike dhe monetare dhe propozoi daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Evropian.

 

Në zgjedhjet federale gjermane të vitit 2013, AfD mori 4.7% të votave, duke humbur ngushtë pragun prej 5% për të hyrë në Bundestag, parlamenti gjerman.

 

Megjithatë, suksesi në zgjedhjet evropiane të 2014-ës, me 7.1% të votave, shënon fillimin e rritjes së vazhdueshme elektorale.

 

Viti 2015 përfaqëson një pikë kthese për AfD-në, kur partia merret nga Frauke Petry, ekonomiste dhe sipërmarrëse.

 

Kriza evropiane e migracionit dhe fluksi pasues i refugjatëve në Gjermani u bënë tema qendrore që ndryshuan fytyrën e partisë.

 

AfD zhvendoset në pozicione shumë kritike ndaj imigracionit, duke adoptuar retorikën nacionaliste dhe ksenofobinë, të cilat. rrisin ndjeshëm ndjekësit e saj.

 

Në vitin 2017, partia mori 12.6% të votave në zgjedhjet federale, duke u bërë forca e tretë politike më e madhe në vend dhe duke siguruar vende në Bundestag për herë të parë.

 

Në vitet në vijim, AfD konsolidoi mbështetjen e saj veçanërisht në shtetet e ish-Gjermanisë Lindore, ku arriti të kalonte 20% të votave.

 

Partia bëhet një zë i spikatur për qytetarët e pakënaqur me politikat e partive tradicionale, edhe falë përdorimit të retorikës së opozitës ndaj elitave politike, të përfaqësuara nga Evropa dhe partitë kryesore gjermane.

 

Mbështetja vazhdon të rritet, derisa në zgjedhjet evropiane të vitit 2024, AfD merr 16% të votave të të gjithë gjermanëve, duke konsoliduar pozicionin e saj si partia e dytë më e votuar në Gjermani.

 

Në Evropë, partia e gjen veten praktikisht të izoluar pas përjashtimit të saj në maj 2024 nga grupi Identiteti dhe Demokracia (i cili përfshin Lidhjen e Marine Le Pen dhe Kuvendin Kombëtar) për shkak të deklaratave të diskutueshme të bëra nga Maximilian Krah, lideri i partisë për zgjedhjet evropiane që kishte deklaruar në një intervistë me entin mediatik Republika (Repubblica) se jo të gjithë anëtarët e SS duhet të konsiderohen automatikisht kriminelë lufte.

 

Nuk ishte hera e parë që anëtarët e partisë treguan simpati ndaj pozicioneve që minimizojnë përgjegjësinë gjermane për Holokaustin.

 

Për shembull, i sapozgjedhuri Bjorn Hok (Björn Höcke), kreu i AfD-së në Turingi, është gjobitur dy herë në muajt e fundit për përdorimin e parullave të ndaluara naziste në fjalimet e tij.

 

Përsa i përket çështjeve etike, AfD karakterizohet nga një pozicion qartësisht konservator, duke kundërshtuar martesën dhe birësimet nga çiftet e të njëjtit seks, abortin dhe politikat në favor të identitetit gjinor, pavarësisht se udhëheqësja e saj aktuale Elis Ueidell (Alice Weidel) është haptazi lezbike dhe me dy fëmijë të birësuar.

 

Për më tepër, AfD është kundër politikës së kufijve të hapur dhe mohon ndryshimin e klimës.

 

Në politikën e jashtme, ajo mbështet NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, por është kundër sanksioneve kundër Rusisë dhe në favor të marrëdhënieve të mira me Moskën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page