top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË PO NDODH NË EKUADOR DHE PSE NA SHQETËSON NARKO-PUÇI?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 11, 2024
  • 6 min read

Nga z. Roberto Saviano, shkrimtar italian.

Romë, Itali | Z. Roberto Saviano shpjegon se çfarë shkaktoi dhunën ekstreme që po ndodh aktualisht në Ekuador, një vend që deri pak vite më parë ishte ndër më pak të rrethuarit nga krimi në Amerikën Latine; kush janë Konerosët (Choneros) që e hodhën vendin në kaos; dhe pse reagimi i qeverisë rrezikon të përkeqësojë dhunën?

Çfarë po ndodh në Ekuador dhe pse na shqetëson narko-puçi?

Ajo që të gjithë vëzhguesit prisnin se do të ndodhte, herët a vonë, në Amerikën e Jugut po ndodh në Ekuador: një narko-grusht shteti.

Një çrregullim i ngatërruar, i paplanifikuar, i nxitur vetëm nga goja në gojë, me fjalë kyçe në TikTok dhe Instagram: krijoni çrregullim, qëlloni në mënyrë të rastësishme, pushtoni qytetin, parandaloni që jeta të shpaloset rregullisht. Aq e rregullt sa mund të jetë jeta në Kuito (Quito). Dhe kështu, zyrat postare, filialet janë shndërruar në narko-guerilë, ku mund të shihni burra me bazuka në rrugë, të cilët kanë filluar të gjuajnë pa logjikë në makinat e familjeve që sapo kishin shkuar të merrnin fëmijët nga shkolla, dhe janë protagonistë të rrëmbimit të njerëzve në kopshtet publike, ose në stacionet e autobusëve, me qëllimin e vetëm për t'i përdorur ata si një mjet shantazhi për qeverinë.

Në këto orë po bëjnë xhiro në ueb videot dramatike, të publikuara shpesh nga vetë tregtarët e drogërave: një vajzë e vogël me uniformë shkolle të njomur në gjak, e goditur nga një plumb në krah, duke dalë nga makina duke kërkuar ndihmë.

Video në burgje, ku grupe tregtarësh drogërash të maskuar varin rojet e burgut me trekëmbësh të bërë vetë.

Video mbi video mbi video. Qeveria ka fikur dritat në përpjekje për të parandaluar që mediat sociale të kthehen në mjet komunikimi për tregtarët e drogërave siç ka qenë gjithmonë - për të përhapur krimet e tyre dhe për të dhënë urdhra për veprim.

Objektivi i narko-puçit nuk është të marrë pushtetin, nuk është të administrojë me njerëzit e tyre, as të kontrollojë shtetin.

Larg asaj. Narko-puçi dëshiron të terrorizojë vendin, të rivendosë supremacinë e tij mbi qeverinë, dhe ta detyrojë atë të negociojë.

Negocioni për lirinë e José Adolfo Macías, i njohur si “Fito”, kreut të kartelit hegjemonik në Ekuador, Los Koneros (Los Choneros), dhe negocioni për fuqinë e karteleve që e konsiderojnë veten mbështetësit e vërtetë të qeverisë, dhe të tradhtuar prej saj.

Fito ishte arratisur nga burgu shumë ditë para se të vihej re arratisja: në qeli e kishte zëvendësuar një dyshe.

Kur presidenti ekuadorian Daniel Noboa zbuloi hile dhe arratisjen, ai shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për dy muaj, shtetrrethim, postblloqe, kufizime lëvizjeje, helikopterë për të kërkuar bosin që u arratis nga burgu i sigurisë maksimale të Litoral në Guajakuil (Guayaquil).

Kjo shkaktoi trazirat, dhe shkaktoi urdhrin nga tregtarët e droghërave për t'i vënë zjarrin Ekuadorit.

Pse Ekuador?

Megjithatë, ky vend i vogël me 18 milionë banorë, i vendosur në pjesën veriperëndimore të Amerikës së Jugut, ka qenë gjithmonë ndër vendet më pak të rrethuara nga krimi në krahasim me vendet fqinje, Kolumbinë dhe Perunë, dhe në krahasim me situatën e Karaibeve.

Kjo tani është histori e shkuar. Ekuadori në vitet 1980 dhe 1990, dhe gjatë gjithë fazës së parë të viteve 2000, nuk kishte kurrë kartele hegjemoniste apo banda me praktika të përgjakshme kriminale.

Gjithçka ndryshon që nga viti 2018, kur ndryshimet në strukturat gjeopolitike të tregtisë së drogës e bëjnë Ekuadorin një hapësirë themelore për grupet e mëdha globale të trafikut të drogës.

Ndryshimi ndodh me 4 tërmete të mëdha:

1) Fundi i karteleve të mëdha kolumbiane: duke u shndërruar në shumë grupe të fragmentuara, ata nuk kanë më menaxhim nga lart-poshtë të kultivimit dhe dërgesave të kokainës. Në këtë pikë, të gjithë fillojnë të kultivojnë ku munden, dhe të gjithë duhet të ruajnë.

2) Fundi me një traktat paqeje të guerriljes komuniste kolumbiane, FARC (Forcat e Armatosura Revolucionare), e cila, ishte guerrila më e vjetër në botë, aq jetëgjatë sepse financohej me kokaina dhe nga kakaoja.

Guerilët i fitonin të ardhurat nga kultivimi dhe transporti; duke i dhënë fund kontrollit të tyre mbi kokainën, ajo tani mund të transportohet diku tjetër dhe të rritet kudo.

3) Fuqia hegjemoniste e karteleve meksikane si perandorë globalë të trafikut të drogës.

Kartelet kolumbiane janë të punësuar nga kartelet meksikane, dhe këto të fundit kanë vendosur të rrisin të korrat kolumbiane dhe peruane. Ku e ruajnë dhe rafinojnë kokainën? Pikërisht në Ekuador.

4) Tërmeti i fundit, i cili, në vetëm pak vite e bëri Ekuadorin një nga vendet më të dhunshme në tokë, lidhet me ndryshimin politik të Venezuelës.

Venezuela - tani një shtet i dështuar - në vitet e pas udhëheqësit politik Çavez (Chavez) ra nën kontrollin e një karteli, atij që njihet si Karteli i Diellit (Cartel de Los Soles): i cili përbëhet nga grupe tregtarësh droge, grupe këto të përbëra nga oficerë ushtarakë (të cilët, kanë diellin si simbol të gradave të tyre), që kontrollojnë largimin e dërgesave të kokainës direkt nga portet e Venezuelës.

Me rritjen e prodhimit të kokainës dhe rritjen e kërkesës europiane dhe të Lindjes së Mesme, ato kanë vendosur çmime gjithnjë e më të larta.

Në portet e Venezuelës, dërgimi i kokainës është një praktikë e konsoliduar që nuk kërkon fshehje: është e mundur të organizohen dhe ruhen tonelata kokainë në anije.

Një shërbim që qeveria e paguan shumë shtrenjtë. Karteli i Diellit (Cartel de Los Soles) tani ka rritur çmimet, dhe meksikanët kanë vendosur të zhvendosin gjithçka në Ekuador.

Çfarë do të thotë kur një kartel meksikan bashkohet me një grup të ri?

Në vitin 2005, Los Koneros (Los Choneros) numëronte rreth dhjetë veta.

Lexojeni mirë: fjalë për fjalë dhjetë njerëz të komanduar nga Jorge Bismark Véliz España i njohur si Konero (Chonero).

Pothuajse të gjithë fëmijët e grupit vijnë nga qyteti i Kones (Chone), por, karteli konsolidohet në qytetin bregdetar të Mantës.

Imagjinoni që 10 njerëz të dëshpëruar, të varur nga alkooli, dhe thithës kokaine, të marrin një, dy milionë - fillimisht në javë, pastaj në ditë - për ruajtjen e gjetheve, rafinimin e kokainës dhe në fund dërgesën.

Cfarë ndodh? Ndodh që në pak muaj ata fillojnë të ndërtojnë një konsensus të jashtëzakonshëm dhe bëjnë atë që bëjnë gjithmonë mafiozët: ata kontrollojnë varfërinë, organizojnë varfërinë, dhe e devijojnë atë në narko-kapitalizëm.

Dhe ata investojnë në lidhje. Si dhjetë, ata komandojnë një ushtri prej dhjetë mijë filialesh në të gjithë vendin, dhe një “nënkontraktor” që punon për ta prej mbi gjysmë milioni njerëzish.

Los Koneros (Los Choneros) bëhet kompania e parë në vend që depërton në politikë, vendos për kryetarët e bashkive, ble vota, lëviz ministrat, dhe drejtuesit e policisë, dhe vret politikanët kur ata qëndrojnë mes tyre dhe objektivave të tyre, siç ndodhi para kamerave më 10 gusht, me kandidatin në zgjedhjet presidenciale Vilaviçenso (Villavicencio) dhe 6 ditë më vonë, me kandidatin tjetër Pedro Briones.

Përgjigja e qeverisë (dhe rreziqet).

Tashmë qeveria që ata e konsiderojnë aleate, ka shpallur jo vetëm gjendjen e jashtëzakonshme, por në një video ku shfaqej e bashkuar me opozitën, ata shpallën amnisti dhe imunitet për ushtarët dhe policët që po përpiqen të rivendosin rendin.

Çfarë do të thotë? Kushdo me uniformë mund të qëllojë këdo, pa pasur nevojë të urdhërohet, apo të mbahet përgjegjës.

Kjo do të çojë vetëm në një përkeqësim të dhunës, e cila, në fakt do të përfundojë duke detyruar qeverinë të ndërmjetësojë me tregtarët e drogës.

Dikush do të shesë kokën e Fitos dhe do të marrë përfitime nga qeveria për të ndaluar gjithçka.

Ajo që po ndodh në Ekuador ka të bëjë me çdo komb perëndimor, dhe jo për përfshirje morale, sepse sa më shumë rritet kriza e punës, aq më shumë vështirësitë dominojnë jetën e përditshme, sa më e vështirë dhe famëkeqe bëhet jeta, aq më shumë rritet konsumimi i drogës.

Gjaku i Ekuadorit prodhohet nga tonelata kokainës, heroinës (që rrjedh nga opiumi i rritur në Sinalona), marihuanës, dhe ilaçeve kundër dhimbjeve (fentanilit) për të cilat, bota është gjithnjë e më e uritur.

Trafikantët e drogës përfitojnë nga dhimbja e injoruar nga qeveritë e botës: droga nuk është gjë tjetër veçse një qetësues i tmerrshëm, dhe helmues, për vuajtjet dhe ankthin e krijuar nga koha jonë, dhe që pushton miliona njerëz.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page