top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇEÇENI | 17-VJEÇARI ADAM KADYROV (I BIRI I DIKTATORIT RAMZAN KADIROV) DO TË MBIKËQYRË MBLEDHJEN E TAKSAVE NË ÇEÇENI; PËRPARA KËSAJ ISHTE EMËRUAR KREU I SHËRBIMIT TË SIGURISË SË REPUBLIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19
  • 1 min read
ree

Grozni, Çeçeni | 17-vjeçari Adam Kadirov do të mbikëqyrë mbledhjen e taksave në Çeçeni - një pozicion që i është caktuar nga i ati.


Përpara kësaj, Adami i mitur ishte emëruar tashmë kreu i shërbimit të sigurisë së republikës, kurator i Ministrisë së Brendshme dhe i Këshillit të Sigurisë, mbikëqyrës i njësisë së forcave speciale të emëruar sipas Presidentit Vladimir Putin dhe koordinator i ndihmës humanitare për Palestinën.


Në vitet e fundit, nën urdhrat e të atit, Ramzan Kadirov, Adami ka marrë 27 medalje shtetërore.


Vetëm disa ditë më parë, ai postoi një foto në rrjetet sociale ku tregonte një orë dore Jacob & Co me vlerë gjysmë milioni dollarë - një dhuratë nga i ati.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page