top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAMZAN KADIROV POZOI ME MITRALOZ NË NJË KAMION KIBERNETIK TESLA DHE FTOI CEO-n E TESLAS ILLN MASK (ELON MUSK) NË ÇEÇENI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 17, 2024
  • 1 min read
ree

Çeçeni | Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadirov (Kadyrov), ka publikuar sot (17.08.2024) një video në të cilën duket se është duke vozitur një Tesla Saibërtrak (Cybertruck), sipër të cilit ka vendosur një mitraloz.

 

Në video ai dëgjohet duke thënë se do ta dërgojë mjetin në frontin e Ukrainës.

 

Ai lavdëron automjetin dhe pronarin e Tesla Motors, miliardierin Illn Mask (Elon Musk).

 

Në postimin në Telegram, ai e përshkruan atë si njeriun më inteligjent të epokës moderne dhe e fton atë të vizitojë Çeçeninë.

 

Ne presim me padurim produktet tuaja të ardhshme, të cilat do të na ndihmojnë të përfundojmë operacionin special ushtarak”, ka shkruar ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page