RRUGA “PERI COURT”; KANTËRBERI (CANTERBURY); MBRETËRIA E BASHKUAR | KRENAR GOXHINA U ARRESTUA; I DËNUAR NGA GJKKO-ja.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 5
- 1 min read

Rruga “Peri Court”, Kantërberi (Canterbury), Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Krenar Gozhina.
Ai konsiderohet subjekt i dënuar penalisht nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) me 1 vit + 6 muaj heqje lirie (1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar) për shkelje penale të parashikuar si:
1- Shpërdorim detyre.
2- Shkelje të barazisë në tendera.
“Mes shkurtit 2019 dhe marsit 2019, në territorin e Shqipërisë, ai keqpërdori pozitën si zyrtar, përkatësisht në Zyrën e Prokurimeve të Shqipërisë, duke e përdorur qëllimisht këtë pozitë për përfitime financiare, pa ndjekur procedurat e duhura dhe duke kërkuar pagesa të papërshtatshme gjatë procesit të prokurimi”, u tha gjatë seancës gjyqësore paraprake të zhvilluar ndaj tij.
Në lidhje me rastin pritet të merret në vendim përfundimtar në datën 02.02.2026.
Ndaj tij u shqiptua masa e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje” (të hënë, të mërkurë, të premte) në stacionin policor të Kantërberit (Canterbury), me monitorim elektronik, kundrejt garancisë pasurore me vlerë prej 5 mijë paundësh.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments