ÇEKI | DEMONSTRATË POPULLORE NË MBËSHTETJE TË PRESIDENTIT PRO-UKRAINAS PETR PAVEL I CILI KA KONFLIKT POLITIK ME QEVERINË NACIONALISTE TË DREJTUAR NGA MILIARDIERI ANDERI BABIS.


Pragë, Çeki | Demonstratë masive e organizuar nga shoqata qytetare “Një Milion Momente për Demokraci” u zhvillua në Sheshin e Qytetit të Vjetër dhe në Sheshin Uenkeslias (Wenceslas) në qendër të Pragës.
Demonstruesit mbështetën presidentin çek pro-ukrainas Petr Pavel në përplasjen e tij me qeverinë nacionaliste të miliarderit Andrei Babis.
Gjatë protestave, u ngritën edhe parulla kundër Ministrit të Jashtëm Petr Macinka, i cili, akuzohet se po përpiqet të kontrollojë median publike në emër të qeverisë.
Koalicioni politik midis populistëve (ANO), Shoferëve Euroskeptikë dhe nacionalistëve të Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë (SPD) u krijua dhjetorin e kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments