ÇEKI | UDHËHEQËSI POLITIK POPULIST DHE MILIARDIER ANDREJ BABIS U EMËRUA KRYEMINISTËR PASI FITOI ZGJEDHJET E MUAJIT TETOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Pragë, Republika e Çekisë | Udhëheqësi politik populist Andrej Babis u emërua kryeministër nga presidenti Petr Pavel këtë mëngjes në Kështjellën e Pragës.
Udhëheqësi i lëvizjes ANO (Veprimi Qytetar i Pakënaqur) merr detyrën më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve legjislative të muajit tetorit, të cilat, partia e tij i fitoi.
Ministrat për koalicionin e ri qeverisës, i cili, do të përfshijë gjithashtu SPD-në e ekstremit të djathtë (Liri dhe Demokraci e Drejtpërdrejtë) dhe partinë Motoristët për Vetveten, një tjetër grup euroskeptik dhe i ekstremit të djathtë, do të emërohen në fillim të javës së ardhshme.
Për z. Andrej Babis, miliarderin 71-vjeçar me origjinë sllovake, i cili, e bëri pasurinë e tij përmes kompanisë Holding Agrofert, ky emërim, i vonuar prej kohësh nga kreu i shtetit për shkak të një konflikti interesi, shënon rikthimin e tij të madh në pushtet, pasi më parë kishte mbajtur postin e kryeministrit midis viteve 2017 dhe 2021.
Ditët e fundit, z. Babis njoftoi se po tërhiqej nga të gjitha lidhjet me kompaninë e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments