top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇAMËRIA | TENSIONET MES GREQISË DHE SHQIPËRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 1, 2023
  • 3 min read

Updated: Dec 5, 2023


ree

Nga znj. Federika Uolek (Federica Woelk*). Romë, Itali | Çamëria tregon rajonin bregdetar të Epirit, midis Shqipërisë jugore dhe Greqisë së sotme veriore, ku ka një popullsi të gjuhës dhe kulturës shqiptare, kryesisht myslimane. Edhe për ata që merren me Ballkanin, ai përfaqëson një rajon të lënë pas dore dhe të harruar. Megjithatë, është e rëndësishme të flasim për këtë, kryesisht duke marrë parasysh situatën. Numri i saktë është i pasigurt, pasi nuk ka kategori etnike dhe gjuhësore në regjistrimet e qeverisë greke. Sipas autores proshqiptare Mirendë Vikërs (Miranda Vickers), çamët ortodoksë (çamë) sot në atë territor numërojnë rreth 40000 veta. Rajoni i Camërisë është ende shkaktar i tensioneve të forta midis Shqipërisë dhe Greqisë; për këtë arsye është thelbësore të kuptohet historia, për të kuptuar më mirë atë që po ndodh sot midis Greqisë dhe Shqipërisë, me bllokimin e Greqisë drejt hapjes së negociatave, për grumbullimin e vlerave themelore në negociatat me Bashkimit Europian (shteti i së drejtës, drejtësia, të drejtat e njeriut). SFONDI. Pas Luftës Ballkanike, dhe deri në Luftën e Parë Botërore, përndjekjet dhe internimet e popullsisë shqiptare nga grekët vazhduan. Pushtimi i Jugosllavisë filloi më 6 prill 1941. Rreth një e treta e të gjithë territorit jugosllav, dhe një e pesta e banorëve të tij, iu caktuan administratës italiane, e cila, zgjati deri më 8 shtator 1943. Është e rëndësishme në këtë kontekst të kujtojmë se Greqia me një dekret në vitin 1940 shpalli “gjendjen e luftës” ndaj Shqipërisë, dekret i cili është ende në fuqi edhe sot, në vitin 2023, dhe për rrjedhojë, ka pasoja edhe sot, në marrëdhëniet dypalëshe mes të dyjave vendeve. Në vitin 2018, Presidenti i Greqisë Prokopis Paulopoulos akuzoi Shqipërinë, për mbështetje të bashkëpunëtorëve të nazistëve, përmes Çamurisë. Në një deklaratë të diskutueshme ai la të kuptohej se nëse Shqipëria dëshiron mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duhet të pranojë të vërtetën; ose rastin në lidhje me Çamërinë. Sigurisht që disa kanë bashkëpunuar, por, fakti që e gjithë popullsia shqiptare në Greqi iu bashkua nazistëve, sigurisht që nuk është e vërtetueshme, veçanërisht sepse, deri më tani, burimet që raportojnë këtë afërsi janë vetëm greke. PËRFAQËSIMI PARLAMENTAR. Në dekadat e fundit, popullsia shqiptare në Greqi është angazhuar që të zërë rrënjë në territor edhe politikisht. Që nga viti 1991, Çamëria ka krijuar organizatën e saj politike, e cila, ka marrë përfaqësim parlamentar. Kërkesat përfshinin riatdhesimin e tokave të tyre, kthimin e pronave, dhe pasurisë së tyre, kompensimin e të ardhurave, dhe respektimin e të drejtave të tyre njerëzore. Kjo organizatë politike më vonë u shndërrua në “Organizata e Çamërisë”, një grup presioni që mbështet kthimin e çamëve në Greqi. Qëndrimi i qeverive shqiptare, ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, është karakterizuar gjithmonë nga ulje-ngritje; krizat greko-shqiptare kanë radikalizuar qëndrimin e qeverisë shqiptare, ose kanë kontribuar në braktisjen e kësaj çështjeje. Megjithatë, është thelbësore të shikohet përfaqësimi politik i rajonit. Përfaqësuesi kryesor i minoritetit shqiptar është z, Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU). “Ne shqiptarët e Çamërisë nuk duam hakmarrje, apo ndryshim kufijsh, duam falje, që të falim, dhe të dy popujt të jetojnë të qetë. Jemi të qetë”, ka thënë z. Idrizi. Ne duam të kthehemi në shtëpitë tona, për të rifituar statusin që kishim përpara se të largoheshim me dhunë. Ne nuk kërkojmë pronën tonë, duam atdheun tonë, dhe atdheu ynë është Çamëria”, tha ai. Z. Idrizi hedh poshtë akuzat e Greqisë se çamët bashkëpunuan me nazistët, dhe tregon fotot e mëdha të mbajtura nga mbështetësit, që pretendojnë të tregojnë bashkëpunimin e liderëve grekë të kohës së luftës me pushtuesit nazistë, për të përsëritur se vetë Greqia kishte bashkëpunim me nazistët. NJË PASURI PËR T'U VLERËSUAR. Çamëria është një nga rajonet e shumta të rajonit të Ballkanit, me një pakicë dhe një histori komplekse, që ndikon në marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve. Historia dhe kultura e saj duhet të hulumtohen në thellësi për të zgjidhur tensionet politikisht. Në fakt, diversiteti kulturor, dhe pakicat janë një pasuri dhe një karakteristikë themelore e Ballkanit. Por kjo pasuri duhet të përdoret pozitivisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo të shfrytëzohet për të ndarë. Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në mbrojtjen e saj.


Federica Woelk*.

Lindur në Trento, diplomuar për Shkenca Politike në Universitetin e Insbrukut, dy diploma master në Studime Evropiane (Freie Universität Berlin dhe College of Europe Natolin), me specializim në Historinë Evropiane dhe një tezë për krimet e luftës dhe përpunimin e së kaluarës në Gjermania dhe Bosnja e Hercegovina. E apasionuar pas Ballkanit, dhe veçanërisht Bosnjë-Hercegovinës, ku ka jetuar gjashtë muaj dhe ka mësuar edhe gjuhën boshnjake.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page