ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: PERËNDIMI E KA SHNDËRRUAR REGJIMIN E KIEVIT NË NJË PËRBINDËSH TË PANGOPUR QË DO T’I PËRPIJË TË GJITHË.


Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Perëndimi e ka shndërruar regjimin e Kievit në një përbindësh të pangopur.
“Ata nuk e kuptuan se kishin krijuar dhe formësuar fjalë për fjalë një përbindësh që do t’i përpinte ata i pari”, tha zëdhënsja Zakharova - në një intervistë me entin mediatik “Sputnik Radio” (e raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve).
“Ky përbindësh është i pangopur”, shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.
“Këtij përbindëshi fillimisht iu premtua pushtet mbi të gjithë botën, dhe ende nuk e ka marrë.
Fillimisht, Zelenskit dhe Bankovës (selia e Qeverisë ukrainase) iu thanë jo vetëm se do të rifitontonin një lloj territori atje, por se do të bëheshin sundimtarët e këtij rajoni, i cili, do të bëhej një pikë kyçe në hartën e kontinentit evropian”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments