ZËDHËNËSJA E MINISTRISË SË JASHTME RUSE MARIA ZAKHAROVA: NATO-ja PO PLANIFIKON VENDOSJE TRUPASH NË UKRAINË; TRUPAT EVROPIANE JANË KATEGORIKISHT TË PAPRANUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Planet për të vendosur trupa të Koalicionit të Gatishmërisë në Ukrainë janë përgatitje për një ndërhyrje të hapur ushtarake nga NATO-ja armiqësore ndaj Rusisë”.
Kështu tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova - e cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Ajo e bëri këtë deklaratë, ndërsa komentonte deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dje në Kiev, sipas të cilit, sapo të arrihet një marrëveshje mes palëve, trupat nga “Koalicion i të Gatishmëve” do të vendosen në Ukrainë.
“Një hipotezë që për Moskën mbetet kategorikisht e papranueshme”, pohoi zëdhënësja Zakharova.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments