top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZËDHËNËSJA E KOMISIONIT EVROPIAN ARIANA PODESTA: JEMI NË KONTAKT ME KIEVIN; ASNJË SINJAL PAQEJE NGA MOSKA; MBËSHTETJA E EVROPËS ËSHTË THELBËSORE PËR SUKSESIN E ÇDO PLANI PAQEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 26, 2025
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ndërsa bisedimet në Maiemi (Miami) vazhdojnë, nuk ka asnjë indikacion se Rusia është e interesuar për paqe ose një armëpushim.


Qasja e Evropës mbetet e dyfishtë; të vazhdojë të mbështesë Ukrainën; të rrisë presionin mbi Rusinë që ajo të ulet seriozisht në tryezën e negociatave”.


Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ariana Podesta, duke raportuar kontakt të vazhdueshëm me partnerët ukrainas për të arritur një fund të drejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të luftës ruse.


Zëdhënësja Podesta kujtoi telefonatën e 23 dhjetorit midis Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe Presidentit Volodimir Zelenski, duke theksuar se Brukseli mirëpret iniciativën e paqes të Presidentit Tramp (Trump).


Megjithatë, që çdo plan paqeje të ketë sukses, mbështetja e Evropës do të jetë thelbësore”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page