PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): MBËSHTES BELGJIKËN; RREZIKU I ASETEVE DUHET TË NDAHET NGA TË GJITHË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 18, 2025
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Nëse i drejtohemi huadhënies së bazuar në dëmshpërblime, rreziku duhet të ndahet nga të gjithë ne; është çështje solidariteti, një parim themelor i Bashkimit Evropian”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), teksa falënderoi kryeministrin belg Bart de Vevër (Wever).
“Përfshirja personale e Kryeministrit në këtë çështje është absolutisht e kuptueshme dhe unë e mbështes atë.
Nuk do ta lëmë Këshillin Evropian pa një zgjidhje për financimin e Ukrainës për dy vitet e ardhshme”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments