ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: WHATSAPP-i U BLLOKUA PËR SHKAK TË MOSRESPEKTIMIT TË LIGJEVE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 12
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Kremlini përsëriti se WhatsApp-i ishte bllokuar për shkak të mosrespektimit të ligjeve ruse.
“Lidhur me bllokimin e WhatsApp-it, autoritetet tona kompetente deklaruan se, për shkak të mosgatishmërisë së Meta-s për të ndjekur normën dhe shkronjën e ligjit rus, një vendim i tillë u mor dhe u zbatua”.
Kështu tha zëdhënësi i Krmlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Zëdhënësi Peskov kishte thënë më parë se WhatsApp do të zhbllokohej në Rusi nëse Meta vepron në përputhje me ligjet ruse dhe tregon gatishmëri për t'u angazhuar në dialog.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)









Comments