ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: KA KONSENSUS SHBA-RUSI PËR TË FILLUAR NEGOCIATAT PËR “TRAKTATIN FILLIMI I RI” PËR REDUKTIMIN E ARMËVE STRATEGJIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha se tema e zgjatjes së Traktatit të Ri START për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili, skadoi më 5 shkurt 2026, u ngrit gjatë bisedimeve në Abu Dhabi për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Ekziston një mirëkuptim, përfshirë këtë të diskutuar në Abu Dhabi, se të dyja palët do të marrin qëndrime të përgjegjshme dhe do të njohin nevojën për të filluar negociatat për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi Peskov - i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments