ZËDHËNËSI I KRMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: LE TA VAZHDOJMË LUFTËN PËR TË ARDHMEN E RUSISË; NUK KEMI ALTERNATIVA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 24
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Zëdhënësi i Putinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, tha se Kremlini po vazhdon luftën në Ukrainë për të mbrojtur interesat e tij dhe si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e vendit tonë.
“Nuk kemi alternativë tjetër”, shtoi ai.
Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.
“Ne po vazhdojmë operacionin tonë të posaçëm ushtarak për të mbrojtur interesat tona dhe për të arritur qëllimet që Komandanti Suprem dhe Presidenti i vendit tonë, Vladimir Putin, i vendosi që në fillim.
Dhe ne po e bëjmë këtë si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen e vendit tonë.
Ne nuk kemi alternativë”, tha z. Peskov në një intervistë me entin mediatik “RBK”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments