ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PËRFAQËSUESI I POSAÇËM KIRILL DMITRIEV PO KTHEHET NGA MAIEMI DHE DO T'I RAPORTOJË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN MBI ECURINË E BISEDIMEVE TË PAQES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit Rus, Kirill Dmitriev, do t'i raportojë Presidentit Vladimir Putin mbi rezultatet e udhëtimit të tij në Miami pas kthimit në Moskë”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.
“Ai duhet të fluturojë për në Moskë. Ai nuk ka mbërritur ende. Nuk është një udhëtim i shkurtër. Ai do ta informojë presidentin pas mbërritjes së tij”, tha zëdhënësi Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Zëdhënësi i Kremlinit u pyet nëse presidenti rus u kishte dhënë ndonjë gjë partnerëve të tij amerikanë përmes z. Dmitriev.
“Jo. Gjëja kryesore është të marrim të gjithë informacionin”, u përgjigj z. Peskov.
“Z. Dmitriev duhet të bëjë një përpjekje për ta marrë atë. Ai duhet të marrë informacion mbi punën përgatitore që po bëhet nga amerikanët dhe evropianët. Ai më pas do t'i raportojë kreut të shtetit”, tha zëdhënësi Peskov për entin mediatik “Channel One”.
“Pala amerikane e lidh qartë mundësinë e zhvillimit të bashkëpunimit me procesin e zgjidhjes”, tha z. Peskov, duke shtuar se:
1- “Ne besojmë se këto dy procese nuk duhet të ndërthuren. Pala ruse beson se mund të ketë shumë projekte të dobishme reciprokisht në axhendë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments