ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: GRUSHT SHTETI I ORKESTRUAR NGA PERËNDIMI NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 15
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Grushti i përgjakshëm i shtetit në Ukrainë u orkestrua nga Perëndimi dhe është e rëndësishme të mos harrohet kjo”.
Kështu tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitri (Dmitry) Peskov - në një intervistë me agjencinë ruse të lajmeve “Tass”.
“Pas vitit 2014, gjithçka ndryshoi.
Ngjarjet në Evropë, Evropën Lindore dhe Ukrainë, organizimi i një grushti shteti të dhunshëm dhe të përgjakshëm në Ukrainë nga vendet perëndimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë - të gjitha morën pjesë në organizimin e këtij grushti shteti dhe ne duhet ta kujtojmë këtë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments