ZËDHËNËS I KONGRESIT POPULLOR KOMBËTAR KINEZ LU ÇINJIAN (LOU QINJIAN): DEEPSEEK-u PËRHAP INTELIGJENCËN ARTIFICIALE DHE MENÇURINË KINEZE NË BOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4, 2025
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Progresi i jashtëzakonshëm i bërë nga DeepSeek përfaqëson ngritjen e një grupi kompanish kineze në fushën e inteligjencës artificiale.
Ekipi krijues i përbërë nga të rinj dhe të moshës së mesme ka marrë përgjegjësinë për të promovuar përparimin e shkencës dhe teknologjisë kineze, gjë që meriton lëvdata”.
Z. Lu Çinjian (Lou Qinjian), zëdhënës i Kongresit Popullor Kombëtar, dega legjislative e parlamentit të Kinës, e tha këtë në përgjigje të një pyetjeje mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale.
“DeepSeek, startup-i i vogël nga Hangzhou, i përmbahet rrugës së teknologjisë me burim të hapur dhe ndarjes me burim të hapur, duke promovuar aplikimin e gjerë të teknologjisë së IA në të gjithë botën dhe ka kontribuar në përhapjen e mençurisë kineze në botë”, shtoi z. Lu (Lou) në konferencën hyrëse të Kongresit që do të hapë sesionin vjetor nesër.
“Përmes rritjes së kompanive si DeepSeek, ne mund të shohim inovacionin dhe gjithëpërfshirjen e Kinës në zhvillimin teknologjik” shtoi zëdhënësi.
Në fund të janarit, startup-i rrëzoi Uoll Stritin (Wall Street), Big Tech USA dhe Silicon Valley me modelin e tij R1, një chatbot me kosto të ulët por me performancë të lartë, i aftë për të konkurruar me gjigantët amerikanë në këtë sektor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments