ZV/KRYEMINISTRI DHE MINISTRI I MBROJTJES I AUSTRALISË RIÇËRD (RICHARD) MARLES: PËRFORCIMI USHTARAK I KINËS KËRKON PËRGJIGJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 4
- 2 min read

Sidnei, Australi | “Operacionet e forcave mbrojtëse të Australisë për të mbrojtur rrugët e saj tregtare detare, përfshirë Detin e Kinës Jugore, po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme ndërsa Pekini po ndërmerr përforcimin më të madh ushtarak në botë sot”, tha të martën Zv/Kryeminsitri dhe Ministri i Mbrojtjes i Australisë.
“Korsitë e hapura detare, duke përfshirë rrugët tregtare që kalojnë nëpër Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore, janë në thelb të interesit kombëtar të Australisë”, tha Zv/Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Australisë Riçërd (Richard) Marles, në një fjalim hapës në një konferencë të marinës në Sidnei.
“Kjo punë është sfiduese dhe në të vërtetë po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Përforcimi më i madh ushtarak në botë sot është Kina”, tha ai në konferencën Indo-Paqësore.
Ministri Marles tha se Australia po rrit shpenzimet e saj ushtarake për të ndërtuar një marinë më të aftë, vdekjeprurëse dhe me rreze të gjatë veprimi.
Kjo përfshinte blerjen e fregatave nga Japonia, zhvillimin e dronëve nëndetëse me kompaninë amerikane Anduril dhe zgjerimin e kantiereve të saj detare përballë Oqeanit Indian.
Australia ngriti shqetësime me Pekinin muajin e kaluar pasi një avion luftarak kinez hodhi fishekzjarrë pranë një aeroplani patrullimi detar australian që po kryente mbikëqyrje në Detin e Kinës Jugore, i fundit në një seri incidentesh të tilla që Australia i ka quajtur të pasigurta dhe joprofesionale.
Dhjetëra shefa të marinës dhe rojes bregdetare, përfshirë ata nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Filipinet, Singapori dhe Ishujt e Paqësorit, po marrin pjesë në konferencën në Sideni, e cila, vjen ndërsa Australia përgatitet të ndërtojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore me ShBA-ës dhe Mbretërinë e Bashkuar përmes partneritetit AUKUS.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments