top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZJARR I MADH DHE SHUMË DËME MATERIALE NGA ZJARRI QË RA NË LOS ANXHELOS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13, 2023
  • 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Midis natës dhe mëngjesit të 12 nëntorit 2023, Los Anxhelosi u përfshi nga një zjarr i madh, që përfshiu një mbikalim të madh të Intërstetit 10 (Interstate 10), një nga autostradat më të mëdha të qytetit në Kaliforni.


Flakët vazhduan për shumë orë, duke nxirë betonin dhe duke djegur parmakët.


Një zonë e madhe magazinimi ka marrë flakë, duke shkatërruar magazinat e zonës industriale, pak jashtë metropolit, deri në atë pikë, sa u desh të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.


Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mbi 160 zjarrfikës ishin të zënë për orë të tëra, duke shuar flakët, që u përhapën në një sipërfaqe sa pothuajse 6 fusha futbolli.


Autostrada u mbyll në të dy drejtimet, shumë automjete u dogjën, dhe disa linja elektrike humbën, të cilat, do të duhet të restaurohen sa më shpejt të jetë e mundur.


Nuk ka pasur viktima.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page