top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZBULOHET NJË BAZË E AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER NË SHKODËR | ARRESTOHET RAGIP GILA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 6, 2023
  • 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Z. Ragip Gila, me moshë 26 -vjeç u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.


Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacioneve policore “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë goditur një tjetër rast të furnizimit të personave apo grupeve kriminale, me mjete për të kryer krime kundër personit dhe pronës, si dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.


Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi R. G., 26 vjeç, banues në Shkodër.


Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të përfshirë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page