top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZBARDHET DËSHIMA E DERVISH HASIT | NUK PRANON AKUZAT PENALE TË NGRITURA NDAJ TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 20, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Dervish Hasi, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit.

Sot, ai doli përpara gjykatës penale për tu njohur me masën e sigurimit vetjak.

Z. Hasi akuzohet nga organet vendore të hetimit penal për shkelje penale që përfshihen në konceptin penal të “Trafikimit të të miturve” dhe “Pornografi”.

Mbështetur mbi sa më sipër, gjykata shqiptoi ndaj z. Hasi masën e sigurimit arrest me burg.

Z. Hasi i ka mohuar me vendosmëri akuzat penale të ngritura ndaj tij, duke thënë: “Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo porografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg.

Z. Hasi pretendon se ka depozituar një kërkesë në gjykatën kompetente, me anë të së cilës, ka kërkuar që Gjykata të lëshonte autorizim, që t’i mundësonte martesën me vajzën e mitur.

Gjatë marrjes në pyetje, vajza e mitur ka deklaruar se me z. Hasi kryente marrëdhënie seksuale me dëshirë, ndërsa tre të dyshuarat si bashkëshorete të tjera të z. Hasi kanë refuzuar të japin shpjegime para hetuesve penalë. Autoritetet e hetimit penal pretendojnë disponojnë materiale grafike (video), ku paraqiten akte sekseuale në grup, të cilat, i rëndojnë shumë pozitat penale të z. Hasi.

Z. Hasi, kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno.

Nga kqyrja e aparatit celular të z. Hasi, autoritetet e hetimit penal zbuluan se katër (4) veta kishin hapur një grup bisedimi (chat group), ku shkëmbenin mesazhet dhe videot erotike, që prodhonin së bashku.

Z. Hasi njihet nga autoritetet shqiptare të hetimit dhe ndjekjes penale si i hetuar paraprakisht nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për arsye se dyshohej si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, që furnizonte me armë zjarri të preçizionit të lartë (snajper), agjenturën shqiptare të krimit ordiner.

Emri z. Hasi, dhe roli i tij në veprimtarinë kriminale, u zbuluan falë dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë, të quajtur Enver Jamaku.

Z. Jamaku ka dëshmuar se në një rast, ka qenë ai vetë, që i ka çuar armët e zjarrit në shtëpinë e z. Hasi.

Z. Jamaku ka dëshmuar se në tregtinë e armëve të zjarrit, ishte i përfshirë jo vetëm z. Hasi, por, edhi djali i tij, i quajtur Enes Hasi.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page