top of page
E BARDHË SHIRIT.png

WALL STREET JOURNAL PUBLIKON SKANDALIN E BILL GEITSIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22, 2023
  • 4 min read

Nga: David Millward. Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës | Sipas raportimeve në SHBA, z. Xhefri Epstein (Jeffrey Epstein) kërcënoi se do të ekspozonte z. Bill Geits (Bill Gates) për një lidhje të dyshuar romantike që ai kishte me një lojtare ruse të brixhit (bridge), e cila ishte 20 vjeç. Pedofili i dënuar, z. Epstein, i cili vrau veten në burg, në vitin 2019, donte që zoti z. Geits (Gates) të mbështeste një shoqatë bamirëse që ai kishte krijuar. Z. Gates, 67 vjeç, refuzoi ta bënte këtë dhe z. Epstein e kërcënoi se do t’i ekspozonte aferën romantike nëse nuk bashkëpunonte, raportoi gazeta Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal). Z. Gates u takua me z. Epstein vetëm për qëllime filantropike”, tha një zëdhënëse e bashkëthemeluesit të Microsoft. Duke dështuar në mënyrë të përsëritur për të tërhequr z. Gates përtej këtyre çështjeve, z. Epstein u përpoq pa sukses të përdorte një marrëdhënie të mëparshme për të kërcënuar zotin Gates”, tha ajo. Ajo shtoi: “Z. Gates nuk kishte marrëdhënie financiare me Epstein”, Gates u takua me Antonova në një turne brixhi. Miliarderi i teknologjisë ishte një lojtar i mprehtë i Brixhit, pasi e kishte mësuar lojën nga prindërit e tij, dhe u takua me Mila Antonovën (Mila Antonova), e cila kishte themeluar një klub brixhi në “Bay Area”, në një turne në vitin 2010. Ajo e përshkroi takimin e tyre në një video. “Unë nuk e kam rrahur, por jam përpjekur ta godas me këmbën time”. kujton ajo. Znj. Antonova më pas propozoi një sipërmarrje në të cilën ajo do të ofronte mësime në internet. Z. Epstein shihej si një investitor i mundshëm dhe ajo u prezantua me të nga Boris Nikolic, një i besuar i z. Geits, dhe këshilltar i lartë shkencor. Përfundimisht z. Epstein refuzoi të investonte në projektin “BridgePlanet”, pas takimit të tyre në shtëpinë e qytetit të z. Epstein në nëntor 2013. Në vend të kësaj, ajo u bë një programuese kompjuteri, me z. Epstein që merrte koston e trajnimit të saj.

Z. Epstein pranoi të paguante dhe pagoi direkt në shkollë. Asgjë nuk u këmbye. Nuk e di pse e bëri këtë”, tha ajo për Uoll Strit Xhërnëll. “Kur e pyeta, ai tha diçka, të llojit, ai ishte i pasur dhe donte të ndihmonte njerëzit kur të mundej”.


Ajo ka refuzuar të komentojë për z. Geits, dhe shtoi se nuk e dinte se kush ishte z. Epstein kur u takuan. “Nuk e kisha idenë se ai ishte kriminel apo kishte ndonjë qëllim të fshehtë. Thjesht mendova se ishte një biznesmen i suksesshëm dhe doja të ndihmoja. Jam i neveritur me Epstein dhe atë që ai bëri”.

Pasi i bëri prezantimin znj. Antonova, z. Nikolic zhvilloi gjithashtu diskutime me z. Epstein mbi planet e tij për të krijuar një fond bamirësie me vlerë miliarda dollarë me JPMorgan. Sipas dokumenteve të gjykatës, parë nga Uoll Strit Xhërnëll (Wall Street Journal), z. Epstein e pa fondin – i cili kërkonte një donacion minimal prej 100 milionë dollarësh nga individët – si një mënyrë për të rehabilituar reputacionin e tij. Por mbështetja e perceptuar e z. Gates ndaj idesë së tij, ishte vendimtare për suksesin e sipërmarrjes. Në mesazhet e tij me gabime shtypi për mbështetësit e mundshëm, z. Epstein bëri një pjesë të madhe të përfshirjes së mundshme të z. Geits. Në thelb ky [fond] do t'i lejojë Billit të ketë akses te njerëz me cilësi më të lartë, te investime, shpërndarje, qeverisje, pa i shqetësuar as martesën e tij dhe as ndjeshmëritë e punonjësve aktualë të fondacionit”, u shkroi z. Epstein më 16 gusht 2011 dy drejtuesve kryesorë të JPMorgan, z. Jes Staley dhe z. Mary Erdoes/ Vetëm në vitin 2017, z. Epstein bëri kërcënimin në një letër, drejtuar z. Geits, duke kërkuar që të rimbursohej për koston e kursit të znj. Antonova. Z. Epstein la të kuptohej se ishte gati t’a ekspozonte këtë çështje. Bashkëpunëtorët thanë se shuma e parave të kërkuara nuk ishte e rëndësishme, ishte kërcënimi i fshehtë dhe i hollë, ai që kishte rëndësi. Z. Geits, pasuria neto e të cilit tejkalon 100 miliardë dollarët amerikanë, u takua me z. Epsteinin më shumë se gjysmë duzinë herësh. Ai ishte një nga një sërë individësh të shquar që z. Epstein u përpoq të kultivonte teksa u përpoq të rivendoste reputacionin e tij pas dënimit të tij fillestar për shkelje seksuale në 2008. Z. Gates, i cili ishte gjithashtu pasagjer në avionin privat të z. Epstein, ka thënë që thirrjet dhe takimet e tij me financierin e turpëruar ishin një gabim jo i vogël. Z. Nikolic ka shprehur gjithashtu trishtimin e tij për takimin me z. Epstein. Më vjen thellësisht keq që kam takuar ndonjëherë Epstein”, tha ai. “Krimet e tij ishin të neveritshme. Unë kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme me sjelljen e tij të paligjshme. Zemra ime është për viktimat e tij dhe familjet e tyre”. Ai shtoi: “Unë kurrë nuk duhet të isha shoqëruar me të - dhe tani jam mirënjohës që ai kurrë nuk investoi në përpjekjet e mia”. Fondi i propozuar i bamirësisë nuk u realizua.

“Firma nuk kishte nevojë për të si klient”, tha një zëdhënës i JPMorgan për z. Epstein. “Firma nuk kishte nevojë për të për prezantime. Duke ditur atë që dimë sot, do të donim të mos kishim bërë kurrë punë me të”. Z. Epstein u akuzua për herë të parë për abuzim seksual të vajzave 14 vjeç në 2006. Ai u deklarua fajtor në vitin 2008 për kërkimin dhe blerjen e një të miture për prostitucion. Ai u arrestua sërish me akuza për trafikim seksual në vitin 2019 dhe u gjet i varur në një qeli burgu teksa priste gjyqin.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page