TIRANË | FJALA E PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË OLSIAN ÇELA NË KONFERENCËN KOMBËTARE TË NDËRVEPRIMIT TË DREJTËSISË ME MEDIAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 51 minutes ago
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | “Gjetja e rrugëve më të përshtatshme dhe institucionale për vendosjen e rrugëve të komunikimit mes publikut dhe tyre.
Dikur ndërmjetësi mes opinionit publik dhe institucionet ishte media tradicionale.
Format analoge të komunikimit kufizonin sasinë e informacionit.
Zhvillimi i teknologjisë dixhitale shkundi nga themelet modelin e vjetër, informacione të pafundme qarkullojnë dhe përhapen me shpejtësi marramendëse, me përmasa të paimagjinueshme nga disa dekada më parë.
Shkalla globale e rrjeteve sociale ka mundësuar krijimin e shesheve virtuale të debatit publik, që kapërcejnë lehtësisht kufijtë fizike.
Në këtë kontekst mendoj se duhet trajtuar edhe raporti publik i institucioneve të drejtësisë ,në raport me median, në këtë komunikim të rëndësishëm.
Teknologjia me përhap informacionin me shpejtësi. Nuk është e lehtë për institucionet të përshtaten në kohë, aq më tepër institucionet e drejtësisë.
Por duhet të gjejnë ekuilibrin, që lind nga nevoja për të qenë të besueshme për publikun.
Sistemi jonë i drejtësi është duke kaluar ende një fazë komplekse. Mbingarkesa do ndikojë organet e drejtësisë ende. Por çdo prokurori ka faqen e saj të informacionet ku klikohet.
Ka postime në anglisht dhe shqip, që nga viti 2022. Me gjithë këto zhvillime pozitive ka ende shumë sfida për të kapërcyer.
Sikurse rritja e besimit të publikut te drejtësia dhe bashkëpunimi me media. Transparencë dhe besueshmëri tek publiku. Çështja kryesore është se sa e ruajmë ne integritetin e institucionit përballë presioneve.
Nuk është e lehtë për institucionet tradicionale t’u përshtaten në kohë transformimeve, aq më tepër për organet e drejtësisë.
Sistemi i drejtësisë po kalon ende një fazë komplekse transformimi shoqëror. Modernizimi i formave dhe strategjisë së komunikimit është kthyer në domosdoshmëri.
Magjistratët që diplomohen sot padyshim do sjellin një frymë moderne në raport të komunikimit me median dhe publikun por edhe në rritjen e besueshmërisë”, tha prokurori i përgjithshëm Olsian Çela, në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments