top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | EURODEPUTETJA TINEKE STRIK DENONCOI NË PARLAMENTIN EVROPIAN SE QEVERIA MBROJTI DHE MBRON ISH-ZV.KRYEMINISTREN BELINDA BALLUKU NGA PROKURORIA E POSAÇME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 9
  • 2 min read
Tineke Strik

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Çështja “Balluku” u bë objekt debati në Parlament nga eurodeputetja holandeze, Tineke Strik.


Ajo ngriti shqetësimin për mbrojtjen politike që iu bë dhe që po i bëhet ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke vlerësuar nga njëra anë pavarësinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), por nga ana tjetër duke kritikuar ashpër Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për mosmiratimin e kërkesës proceduriale penale për heqjen e imunitetit të saj parlamentar.


Tashmë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ashpërsuar akuzat penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e regjistruar zyrtarisht si subjket të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, përveç akuzës penale për shkelje të barazisë në tendera.


Skandali i fundit lidhet me dy tendera abuzivë me vlerë mbi 1 milion € në kohën kur ajo drejtonte “Albcontrol”-in.


Sipas prokurorëve të posaçëm, këto tendera iu dhanë në shkelje të hapur një kompanie ndërtimi, nga e cila ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se mori si ryshfet një vilë luksoze në Dhërmi, në rezidencën “White Rocks”, me vlerë 145 mijë €, pasuri e patundshme kjo që u sekuestrua me vendim gjyqësor të GjKKO-së.


Vilën me kate ajo nuk mund ta regjistronte në emër të saj dhe për të fshehur zotërimin e saj, dyshohet se ka përdorur ish-futbollistin Igli Tare dhe një vartëse të saj në “Albcontrol”, shefen e kabinetit, znj. Joana Bushi.


Dyshohet se z. Igli Tare është bërë pronar i rremë (fiktiv) i vilës në “White Rocks” përmes një kontrate noteriale të lidhur më 5 dhjetor të vitit 2018.


Më pas, vila ka kaluar si e dhënë me qira ndaj znj. Joana Bushi, ndërkohë që në përdorim de facto e ka pasur ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.


Z. Igli Tare u intervistua disa orë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) fillimisht i vetëm, por më pas u thirr edhe avokati i tij, fakt që pohoi se edhe ai është i dyshuar për përfshirje në krim ordiner.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page